Return to flip book view

Albanian Post QERSHOR2025

Page 1

Message Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu - Telephone: 07984497444 - contact@fjalaelire.com - www.fjalaelire.comREVISTA E KOMUNITETIT SHQIPTAR NE BRITANINE E MADHE - MAGAZINE FOR THE ALBANIAN COMMUNITY IN THE UK AND REPUBLIC OF IRELAND04Romeo...06Lulzim...07Agron...08Demush...DY DEKADA MODEL20 vjet më parë, më lindi ideja të krijohej një bashkim shqiptarësh, një organizim, një forum ku shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar mund të komunikonin, të shkëmbenin informacione dhe ta bënin jetën tonë jashtë vendit më të lehtë dhe më interesante. Ishin bashkërisht dy edukatorë, dy mësues të kualikuar, dy bashkëshortë, dy zëra që ndjenin mijëra e mijëra zëra nga brenda dhe kërkonin të shtronin atë që duhej. Kështu Lut dhe Albana Vata hapën dyert e shkollës së projektuar të arsimit plotësues shqip dhe kështu nisi jetën shoqata e munguar “Ardhmëria”“Ardhmëria” u bë jo vetëm organizatë, por gati-gati një forum më i popullarizuar shqiptar për bashkatdhetarët jashtë vendit. E ajo pati një...LBANIANPOSTQERSHOR /JUNE2025Nr.82(vijon në faqen 02)

Page 2

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202502P(vijon nga faqja 01) ... kohë të gjatë me aktivistë, vullnetarë, intelektualë, shqiptarë e të huaj që mbajtën bashkë atë që dy zërat intelektualë, të sit patritik shqiptar, Vata, kishin projektuar. E rruga u shtrua edhe në një libër të shkruar nga shkrimtari, Ruzhdi Jata, e në qindra shkrime, artikuj e intervista, deri sa gati-gati është e pamundur të përfshish të gjitha. Pastaj erdhën kohët e Facebook-ut dhe doli që askush nuk mund të konkurronte me miliardat në Facebook. Dhe kështu Facebook si kurë ndonjëherë solli kohërat e komunikimit të këndshëm dhe kulturor të njerëzve që janë shpirtra të ngjashëm. Ka gati 1.5 milionë prej nesh shqiptarë të ikur pas 1990-ës në të gjithë botën. Ka shumë të përbashkëta dhe një organizim si ky, krahas disa të tjerëve, arrin të siguroj komunikimim, angazhimin dhe mbajtjen gjallë të traditës. Me këtë ide dhe mendim i janë bashkuar shumë Kryetarë Bordi “Ardhmërisë” dhe së fundi edhe deputeti Lavdrim Krashi natyrshëm ka mjaft e mjaft vlerë në këtë drejtim.Për këtë arsye, “Ardhmëria” që ishte mjaft aktive edhe gjatë Covid - 19 ishte vendi ideal për këtë qëllim. Ajo sikurse u krijua dhe vazhdoi me nder edhe rrugëtimin. Egjatë, që të cilin tashmë do ta festoj bashkë në Child Hill’s Park. Në të, nëse dikush ka nevojë të marrë informacion në lidhje me integrimin, shkollën shqipe, problemet, angazhimet, udhëtimet, është i mirëpritur ta bëjë këtë.Në fakt ky organizim mbete të jetë ndryshe, pa reklama, madje edhe më i hapuri për të gjithë, edhe për ata që rishtas vijnë me pasaporta të tjera, organizatë e qartë dhe e hapur intelektualisht dhe profesionalisht, nëse dikush dëshiron informacion në lidhje me gjërat në Mbretërinë e Bashkuar për të pyetur, për mjaft të tjera, ku “Ardhmëria” ka një grup të veçantë për të dhënë një përgjigje të qartë, sepse drejtuesi i saj, Drejtori Lut Vata ka një lidhje të madhe me mjaft deputetë të Parlamentit Britanik.Këtu ndjehet se “Ardhmëria” është një hapësirë e madhe ku të gjithë mund ta ndiejmë sikur jemi diku në një stol, në një tavolinë, apo në një vend të hapur të gjelbër natyral.E kështu me atë që na përcjell nofkën si Emigrantë... të gjithë jemi të tillë, e kemi lënë Shqipërinë për një arsye, apo një tjetër. Nëse do që dikush të ndihmojë të parandaloj spam-in, reklamat dhe fyerjet... mund të aderojë tek “Ardhmëria” që kaloi dy dekadat për t’u dhënë të drejta të munguara dhe kur mund të ndihmojë në gjetjen e rigjetjen e vetvetes. Suksese dhe jetëgjatë “Ardhmëria” .

Page 3

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202503P

Page 4

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202504PRestoranti dhe mjedisi kulinar-familjar “Imperial”, në pronësi shqiptare, në Kilburn High Road, është shpallur restoranti më i mirë në Londër në një pyetësor të tipit kërkimor studimor për këtë qëllim në një mjedis akademik të kulinarisë Kombëtare në Mbretëri të Bashkuar. Restoranti i thjeshtë, i cili ofron një menu ndërkombëtare miqësore për klientët, duke lluar nga byrekët, gjëllët tradicionale, mezetë dhe makaronat deri te mish e asortimente të tjera me patate e perime të skuqura, u vlerësua në këtë risi Britanike të kërkimeve të kulinarisë që bazohet në shumë faktorë, pyetësorë dhe fakte reale nga shërbimi, pastërtia dhe siguria, si edhe nga ekasiteti. Ai triumfoi në kategorinë e tillë, duke mposhtur konkurrencën nga favoritë kritikë të tjerë. “Imperial” gjithashtu prej kohësh ka çmimin për ekipin më të mirë të mikpritjes, dhe ky është një “çmim” që ia ka dhënë vetë klientela, njërëzit e ndryshëm që e frekuentojnë bazuar në mirësjelljen e stat, pronarëve të tij dhe vetë atyre që plotësojnë këtë vlerë të përditësisë.Natyrshëm të gjithë jemi jashtëzakonisht të gëzuar që me këtë rast publiku britanik i afrohet shumë e më shumë kulinarisë shqiptare, dhe natyrisht dhe biznesi shqiptar ei këtij dimensioni arrin të kokuroj lirshëm dhe natyrshëm edhe në tregun e gjerë britanik. Si një restorant relativisht me përvojë, që e nisi rrugëtimin e tij si llesë në atë kënd, pas disa vitesh rikuperimi dhe rinovimi, në Londrën thuajse qendrore, është një nder të gjesh një risi të tillë vlerësuese, kaq shumë komentues të sinqertë e vlerësues, kaq shumë dashamirës të atyre që u shërbejnë dhe asaj që ata marrin në këmbim. “Imperial” ka bërë një rrugë të gjatë në një kohë shumë të shkurtër dhe ky është vetëm një shembull i jashtëzakonshëm i kësaj, duke nënkuptuar tashmë se edhe brezat e rrinj, gjenerata e dytë e rritur në Mbretëri të Bashkuar, natyrshëm është dhe bëhet vlerë e rëndësishme e biznesit. Nominimet për çmimet e vitit 2025 u votuan nga lexuesit e “Albanian Post”, “Fjala e Lirë”, dhe anëtarët e Restaurant Awards Guide. Këta kandidatë u vunë më pas në një votim publik.“Imperial” vazhdon të udhëtoj në rrugëtimin e nisur vite më parë, duke mbetur një Shqipëri e vogël në mes të Londrës. Pra, Vila “Imperial” Restaurant-Bar tashmë është një Shqipëri e vogël në mes të Londrës. Një shqipëri e vogël me tradita dhe kulturë shqiptare,... ushqime tradicionale, gëzime, festa, dasma, ditëlindje..,Vila “Imperial” Restaurant-Bar, sikurse njihet dhe dihet tashmë prej kohësh është një Ambient i përsosur, që afron respekt, dhe që mbetet një ambient i kulturuar dhe profesionalisht i sprovuartek vila ronel do të gjeni në të gjithë hapësirën kohore Torta, Zupa, Trileçe... e mjaft surpriza shqiptare. Muzika shqiptare me talentë e yje të saj. Emra dhe vlera. Vila “Imperial” Restaurant-Bar tashmë mbetet një qendër e sprovuar komunitare, ku fjalën e kanë të gjithë, të organizuar e të përfshirë në rrjedhat komunitare, të ftuar e të respektuar, të gatshëm për të prenotuar për evenimentet e lartcituara. Të gjithë tashmë janë pjesë e Vila “Imperial” Restaurant-Bar. Tashmë nuk janë vetëm shqiptarët që e frekuentojnë, dhe festojnë gëzueshëm në ambientet e Vila “Imperial” Restaurant-Bar në Londër, por dhe vendasit dhe mjaft komunitete të tjera. Dhe festa e tyre është thuajse ndryshe në një ambient të tillë komod, është tejet festive…Vila “Imperial” Restaurant-Bar në Londër mbetet e gatshme për të gjithë dhe të gjitha evenimentet... Tashmë prej disa vitesh pranë shqiptarëve dhe mjaft evenimenteve të tjera të ngjashme, gjithnjë festive. Sikurse shihet në realitet Vila “Imperial” Restaurant-Bar është vendi ku Ju do të gjeni përditësi edhe me revistën e vetme shqiptare në Londër “Albanian Post”.RESTORANTI “IMPERIAL” NË KILBURN HIGH ROAD ËSHTË SHPALLUR RESTORANTI MË I MIRË SHQIPTAR NË LONDËR

Page 5

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202505P

Page 6

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202506PDiskursi bisedor është një zgjidhje inovative që u lejon njerëzve të bashkëveprojnë në njohjen e intelektit të Njeriut duke përdorur gjuhën natyrore. Si funksionon saktësisht ky lloj diskursi, cilat janë zbatimet e tij dhe hapësirat e mundshme të njohjes së anëtarit të përkushtuar të komunitetit?Kohërash të ndryshme kanë qenë odat, bisedat mes burrave, kanë qenë lidhjet, shoqëritë dhe miqësitë, kanë qenë format e vëllazërimit, trajtesat mik dhe shoqëria që njihej si pjesë e këtij diskursi. Sot gjërat kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar se në mes ka hyrë teknologjia, kanë hyrë terma të shumtë që e pamundësosjnë këtë diskurs të jetë ekas. Nga ana tjetër njeriu tashmë shkon përtej njeriut, duke biseduar me “makinën” që e krijoi vetë, duke e bërë kështu këtë diskurs një lloj komunikimi articial. E që sot e quajnë me të drejtë inteligjencë artyiciale. Për ta sqaruar dhe për të mos e ngatërruar këtë diskurs, një bisedë me një inteligjencë articiale përfshin komunikimin midis një njeriu dhe një programi kompjuterik që është projektuar për të pasur aftësinë për të komunikuar me njerëzit, në një mënyrë të ngjashme me bisedën njerëzore. Si pasojë e kësaj, inteligjenca articiale përdor algoritme të përparuara dhe modele mësimi për të analizuar dhe interpretuar të dhënat hyrëse, d.m.th., testin, ose fjalimin e futur, për të kuptuar qëllimet e përdoruesit dhe në fund të fundit për të gjeneruar përgjigjet e duhura, më të sakta dhe të dobishme. Në varësi të nivelit të përparimit të sistemit, një bisedë me një inteligjencë articiale mund të jetë pak a shumë intuitive dhe e gjerë. Sistemet më të mira lejojnë ndërveprimin që është i ngjashëm me një bisedë midis njerëzve. Pra, ndërsa bisedon me një inteligjencë articiale, përdoruesi mund të bëjë pyetje, të fusë komanda dhe madje të zhvillojë një dialog të gjerë mbi një temë sipas zgjedhjes së tij. Një inteligjencë articiale analizon të dhënat hyrëse të futura çdo herë, pastaj kërkon informacionin e nevojshëm në bazën e të dhënave të saj ose në internet, përpunon përmbajtjen e gjetur dhe i përgjigjet përdoruesit. Dhe deri këtu gjërat duket se shkojnë mirë, drejt dhe qartë. Gjithkush nuk e ka të vështirë ta kuptoj ndryshimin, dhe kjo mbetet më se e saktë. Kështu brenda tërësisë lidhëse dhe sugjeruese, natyrisht thelbësorja është biseda. Dhe biseda na shpie tek e vërteta. Dhe sikurse ndodh të themi vetvetiu, ndonjëherë mjafton vetëm një bisedë të hysh thellë në intelektin e një njeriu. Kështu është dhe biseda me intelektualin ose më saktë me Njeriun e ndjeshëm, të përkushtuar e me shumë intelekt, Lulzim Likcani. Lulzim Likcani është shqiptari që ka dalë nga auditoret e Alma Mater Studiorum. Alma Mater Studiorum, ose sikurse njihet, Universiteti i Bolonjës, është një universitet italian i njohur me një histori të pasur dhe një peizazh të larmishëm akademik. Është një nga universitetet më të vjetra në botën perëndimore, i themeluar në vitin 1088. Unë kam pasur fatin ta vizitoj atë me një ish-student të tij në vitet gjshtëdhjetë, ish-Prefektin e Elbasanit, Thanas Mërtiri, dhe me ish-Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, dhe ish-Kryebashkiak i Elbasanit, Engjëll Dakli, tek i cili kishte studiuar i mirënjohuri, kushëriri i tij, Hilmi Dakli. Dhe ndërsa e di vlerën dhe seriozitetin e këtij Universiteti në Botën Akademike, natyrisht e mirëkuptoj pse mjafton vetëm një bisedë me Lulzim Likcanin të njohësh diskursin e intelektit të tij. Dhe kjo plotësohet më shumë kur natyrshëm e di prej vitit 1996-të se Universiteti ofron një gamë të gjerë programesh universitare, pasuniversitare dhe doktorature në disiplina të shumta, duke përfshirë artet, shkencat humane, shkencat, inxhinierinë, mjekësinë dhe drejtësinë. Gjithashtu Lulzim Likcani ka qenë dhe mbetet një nga protagonistët e një angazhimi intelektual të forcës politike “Democrazia Cristiana” (DC). Në Itali, “Democrazia Cristiana” (DC) përkthehet si “Demokraci Kristiane”. I referohet një partie politike historike dhe aktuale në Itali që ka qenë një forcë e madhe në politikën italiane, tek e cila ai dhe thuajse mjaft të afërm të tij kanë dhënë një kontribut të madh ndër vite, ku dhe zoti Likcani, ka qenë deri në shkallë të lartë propozuese të saj. Dua të sqaroj lexuesit dhe të interesuarit, se kjo forcë politike, ishte një parti e madhe e qendrës që luajti një rol dominues në politikën italiane për gati pesëdhjetë vjet. Partia pati ndikim në periudhën e pasluftës dhe udhëhoqi shumë qeveri, duke përfshirë të gjitha qeveritë nga viti 1946 deri në vitin 1981.Në vitin 2017 zoti Likcani ishte përfshirë në një fushatë tejet të lavdërueshme, gjë që i dha atij një autoritet dhe një reputacion në rritje. Kështu kontributi i tij intelektual mbetet një forcë e madhe që e dirigjon në forcën diskursive të komunikimit inteligjent njerëzor. Ai është mjaft i thjeshtë, i respektueshëm dhe më shumë dëgjon se sa et, edhe kur ti padashje ke hyrë në ndonjë të fshëhtë, të cilën ai e di dhe e tregon me të qetë. Duke biseduar dhe natyrisht në shumë pak minuta, dhe pothuajse në dy a tre takime të rastit, ndoshta nuk mund ta konsideroj këtë si një model të vetë disjursit të faktit, por e emetoj si një model, tek i cili qëndron edukata, rrënjët e tij të shëndosha familjare, dhe respekti natyrisht për vlerat intelektuale. NDONJËHERË MJAFTON VETËM NJË BISEDË TË HYSH THELLË NË INTELEKTIN E NJË NJERIU

Page 7

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202507PPara disa ditësh, aty nga fundi i muajit që lamë pas, drejtuesi i Kompanisë “Albdeco”, inxhnieri Agron Dauti, kishte ditëlindjen e tij. Ndërsa e urojmë dhe 100 të tjera dhe me suksese, ajo që duam të ndajmë me lexuesit tanë nga kjo ditëlindje, ishte një urim krejt ndryshe. Një urim zemre, por dhe një urim rrënjësh të thella që në gen, që vinte me një asistencë të Inteligjencës Articiale, të gatuar mjeshtërisht nga bashkëshortja e tij, intelektualja, Lavdie Neza Dauti. Në thelb ishte një mesazh i vendosur në gojën e gjyshit të Agronit, Rexh Hasan-Dauti, që përmbledhtazi ishte “krenar me udhën e nipit të tij” dhe me një gjuhë të bukur e urronte për ditëlindje, për suksese dhe për lumturi në familje. Ky pinjoll intelektual nga Hasi, nga Hasi i Trimave, Bujarisë, Demokracisë, që nuk ju nënshtruan për asnjë kohë armiqve dhe kohërave antishqiptare, natyrisht e meritonte plotësisht këtë urim. Themi kështu se njëri nga ata luftëtarë dhe antikomunist ishte edhe Gjyshi i tij Rexhë Hasan Dauti (I niohur si Rexh Hasani). Vetë inxhinier Agroni e kujton kështu gjyshin e tij me emër të madh dhe në një postim në rrjetet sociale ai uron “Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe dhanë jetën për Shqipërinë Natyrale”. Natyrisht Agron Dauti krenohet si hasjan dhe si nip i këtij gjyshi emërmadh, dhe me rrënjë të shëndoisha në atë vatan. Gjyshi i Agronit, Rexh Hasan Dauti, vinte nga një bajrak i madh dhe ishte një portë e madhe patriotike në Has. Po kush është ky gjysh snik tashmë në kujtime të tilla?Rexh Hasan Dauti lindi më 4 maj 1910 në fshatin Gole të Rrethit të Hasit. Ndërsa erdhi në jetë babai i tij Hasani shkrepi disa breshëri pushke në ajër dhe sipas traditës afroi pranë të birit pëshpëritjen e parë të ninullës së nënës së tij Gjyle. Kështu shkrepja e pushkës nga Kulla e Madhe e patriotizmit të njohur shqiptar, emërmadh, ku kishin buajtur miq e patriotë rezistentë ndaj pushtuesit turk dhe shovinizmit fqinj. Kështu më pas ai u bë me tre të tjerë, dhe të katër vëllezërit, bij të kësaj Kulle, Seda, Avdiu, Ahmeti dhe Beka, që më pas u pasuan nga dy djemtë e vetë Rexh Hasan Dautit, Hasani dhe Elezi, thuajse kishin nënshkruar betimin në udhën e gjatë jetike të patriotizmit të kësaj kulle krenare e të lavdishme, në reputacionin e të Atit, Hasanit që kishte emër të madh për trimëri, bujari e humanizëm. Por kjo do të jetë së shpejti një temë më vete prezantuese. Kështu pra me këtë sa cituam më lart, duket pse ky urim për inxhnier Agronin bëhet më i qartë. NJË URIM ME RRËNJË PATRIOTIZMI

Page 8

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202508PGëzuar i palodhuri Demush Cufaj! Gëzuar shtatëdhjetë vjetorin e lindjes dhe u bëfsh njëqind e më shumë. Kemi shkruar edhe më parë, por për Njerëz të tillë meriton të shkruhet herë-here, se ata janë jo vetëm shembull, por dhe një model për brezat. Sa shpejt ikin vitet, thuajse fluturojnë. Njeriu i dalluar, intelektuali dhe humanisti i fushës së shëndetësisë, që gjithë jetën ia përkshtoi me zell e optimizëm, Demush Cufaj u bë tashmë 70 vjeç. &0 vite jetë që kanë kaluar në vrimë të gjilpërës. Një jetë që nisi duke mbajtur mbi kurriz malin e heshtjes së mjaft enigmave, që e shoqëruan jetën dhe kalvarin në të cilin kaloi jeta e një si të tërë. Si një punonjës i palodhur i mjekësisë tashmë ndjehet krenar që i ka shërbyer frontit më të fundit të luftës ndaj Covid-19. Si punonjës i hershëm i shëndetit publik ai ka parë dhe ndjerë mjaft situata e kolera, që ai ndjeu në vitet e tij më të mistershme të jetës natyrisht i ka dhënë vetëm një qëllim, ti shërbej popullit dhe shëndetit. Ai u shërbeu sikurse u ka shërbyer njerëzve vite e vite me radhë, me përkushtimin dhe dashurinë humane.E nisi me dëshirat e zjarrta rinore që të shërbente në një profesion kaq human në Fushë të Arrëzit, Pukë, por regjimi i asaj kohe e largoi menjëherë nga puna së bashku me të atin e tij, Beqir Bajram Cufaj, duke i shpallur si kulak të atij sistemi. Në spitalin e Fushë Arrëzit, Pukë, ai sapo kishte nisur të realizonte dëshirat dhe pasionin e tij, por komunistët dhe servilët e atij sistemi, sigurimi i brendshëm, e bëri atë që kishte për qëllim që të fillonte ndëshkimin ndaj njerëzve të sit, që e donin lirinë dhe demokracinë, që e donin Shqipërinë.Xhaxhai i tij Mehmet Bajram Cufaj ishte rrjeshtuar më parë partizan dhe më vonë në shërbim të Shqipërisë në incidentet ushtarake të armatosura në kurin Greko-Shqiptar. Atje ai u arrestua nga Ushtria Greke dhe bashkë me disa shokë të tij u detyruan të vuanin dënimet e ashpra atje. Pas disa vitesh dënimi atje, ai mundi të arratiset e të largohet në Saul Paulo, Brazil, pasi ishte e pamundur më të hynte në Shqipëri. Kështu humbi lidhjet me familjen e njerëzit e tij të dashur. Mehmet Bajram Cufaj mundi të vinte në Atdheun e tij, atë që e deshi aq shumë vetëm në vitin 1989, pas 45 vitesh larg Atdheut të tij të dashur, për të cilin kishte luftuar që në moshë të re. Kjo kohë ishte një dhimbje për të, por dhe një torturë psikologjike për familjen dhe tërë sin Cufaj. E gjitha ishte pastaj një tragjedi e paparë më vete. Ndoshta nga më të dhimbshmet e një si të tërë që kishte në gen patriotizmin dhe dashurinë e thellë për Atdheun. Kështu menjëherë lluan ndëshkimet dhe përndjekjet nga sit Cufaj. Vuajtje të shumta pasuan familjet e këtij si, pasi dihej që regjimi komunist do të hakmerrej me vendime brutale e të dhimbshme për këto famlje. E vuajti në llim familja e Beqir Bajram Cufaj, vetë Demushi e fëmijët e tij. Për këtë iu drejtuam biznesmenit të sukesshëm dhe ish-Kryetarit të Grupseksionit të PD, në Barking dhe Dagenham, Gazmend Cufaj i cili na tha: “Unë që isha në një moshë shumë të re e vuajtja që në fëmijërinë time. Të gjithëve që ishim shkëlqyeshëm në shkolla nuk na u dha e drejta e studimit. Xhaxhait tim, Bajram Cufaj iu desh të shkonte tre vite në Tiranë duke u lutur që ta merrnin në shkollë të lartë, kur ai ishte me të gjitha notat dhjeta. Ai vetëm me një kërkesë të zgjeruar më pas mbaroi shkollën e lartë, duke u bërë në vitet që pasuan Shef i Policisë në zonën e Pukës, më vonë dhe në Tiranë ku edhe sot vazhdon të kryejë detyrën në Policinë e Shtetit. Gjatë periudhës komuniste babai im, Demushi, duke punuar në sektorë të ndryshëm ku e dërgonte Partia, pësoi tre aksidente që gati i morrën jetën dhe ka shpëtuar disa herë në je të perit. Ai u aksidentuanë punë dhe mbeti herën e parë 22 ditë në koma në spitalin e Pukës. Falë shërbimit shëndetësor dhe kolegëve të tij ai u risoll në jetë”.Gazmend Cufaj shton se ai ishte i vogël kur i qëndronte afër krevatit dhe kur e shihte se i ati nuk ishte në gjendje t’i iste. “Nuk e kuptoja se im atë ishte në koma. I lutesha Zotit të ndodhte mrekullia”, thotë Cufaj. Dhe mrekullia ndodhi pas 22 ditësh. Ai u ndje më mirë. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, Demush Cufaj u vu në krye të demokracisë në zonën Truen - Sakat -Pukë. ai atje iu përkushtua me mish e me shpirt. Më pas ai lëvizi familjen në Durrës ku vazhdoi palodhshëm misionin etij demokratik. Nga ky moment ai do të gëzojë pensionin e tij dhe vitet pranë nipërve e mbesave të tij. Unë që vetëm pas një mundi të madh arrita të toja studimin për në shkollën “Skënderbej”, jam krenar që im Atë na dha frutet më të mira të jetës, edukatës, respektit, dhe sot si anëtar i devotshëm i PD-së na ka bërë të gjithë ne të jemi durimtar dhe krenarë për ditët në vazhdim, përfundon Gazmend Cufaj.DUHET SHKRUAR PAPUSHUAR PËR KËTA NJERËZ

Page 9

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202509PMISH HALLALL DHE TË KONTROLLUARSupermarketi Hilal Food Centre në High Kilburn Road, si mjaft të tjerë supermarkete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar shërben mish hallall prej të gjithë kohëekzistencës së tij. Po çfarë është “Halal”? Në arabisht, fjala Halal do të thotë “e lejuar” ose “e ligjshme” dhe përcakton çdo gjë që është e lejuar ose e ligjshme sipas Kuranit. Shpesh përdoret në kontekstin e ushqimit - veçanërisht mishit - për të treguar se ushqimi është përgatitur në përputhje me parimet dhe teknikat myslimane. Ligji i BE-së kërkon që kafshët për zinxhirin ushqimor të trullosen (të lihen pa ndjenja) para vrasjes, në mënyrë që vdekja të jetë pa dhimbje, megjithëse ekziston një përjashtim për therjen fetare.Megjithatë, shumë restorante ende kërkojnë që therja Halal të përfshijë trullosjen e parë, dhe shumica e therjes Halal në Mbretërinë e Bashkuar përfshin trullosjen sipas RSPCA-së. Një raport nga organizata bamirëse e kafshëve në vitin 2012 thotë se 90% e deleve dhe 97% e bagëtive të therura duke përdorur metoda Halal në Mbretërinë e Bashkuar u trullosën së pari.Një nga punonjësit e këtij supermarketi na tha: “Ne kërkojmë që të gjitha proceset e therjes për produktet me markën e supermarketit të përmbushin kërkesat tona të rrepta për mirëqenien e kafshëve, pa përjashtim. Në çdo rast, ne shesim mish të markës, ose presim koncesione që shesin mish hallall të pa trullosur. Kjo është për t’i shërbyer klientëve që dëshirojnë posaçërisht të blejnë mish të pa trullosur. Ky mish është etiketuar qartë si Halal, në mënyrë që klientët tanë të jenë në gjendje të bëjnë zgjedhje të informuara.Mishi hallall preferohet për disa arsye, duke përfshirë rëndësinë fetare, konsideratat etike dhe përfitimet e perceptuara shëndetësore. Për myslimanët, është një kërkesë fetare dhe konsiderohet gjithashtu një opsion më human dhe etik, me udhëzime që sigurojnë që kafshët të trajtohen me respekt para therjes. Përveç kësaj, procesi i therjes hallall, i cili përfshin kullimin e plotë të gjakut të kafshës, besohet se kontribuon në mish më të pastër dhe më të shëndetshëm.Ja një vështrim më i detajuar mbi arsyet e preferencës së mishit hallall:1. Rëndësia Fetare:Ligjet Islame të të ngrënit:Mishi hallall është një pjesë thelbësore e ligjeve islame të të ngrënit (Sheriati), i cili dikton se çfarë është e lejueshme për konsum.Kuptimi Simbolik:Konsumimi i mishit hallall shihet si një mënyrë për të ndjekur urdhërimet e Zotit dhe për të demonstruar devotshmëri.2. Konsiderata Etike:Trajtim Human i Kafshëve:Praktikat e therjes hallall janë të dizajnuara për të minimizuar dhimbjen dhe vuajtjet për kafshën, shpesh të konsideruara si një qasje më etike sesa metodat konvencionale.Dinjiteti dhe Respekti:Procesi thekson trajtimin e kafshës me respekt dhe dinjitet, madje edhe në vdekje, duke reektuar vlerat islame të mirësisë dhe dhembshurisë.Pa Vuajtje të Panevojshme:Praktikat hallall synojnë të shmangin dëmin e panevojshëm dhe të sigurojnë që kafsha të jetë në një gjendje të shëndetshme para therjes.3. Përfitimet e perceptuara shëndetësore:Pastërtia dhe freskia:Kullimi i plotë i gjakut gjatë therjes hallall mendohet se e bën mishin më të pastër dhe më të freskët, me më pak konservues ose aditivë të nevojshëm.Hormone të reduktuara të stresit:Disa besojnë se procesi i therjes hallall, i cili shpesh shihet si më pak stresues për kafshën, çon në mish që është më i butë dhe më pak i fortë.Pa hormone dhe pa antibiotikë:Mishi hallall shpesh rritet pa përdorimin e hormoneve të rritjes ose antibiotikëve, gjë që mund të jetë shqetësuese për disa konsumatorë.4. Faktorë të tjerë:Certikimi:Mishi hallall shpesh certikohet nga organizata me reputacion, gjë që i siguron konsumatorët se përmbush standardet dhe udhëzimet e kërkuara.Disponueshmëria:Mishi hallall po bëhet gjithnjë e më i disponueshëm në supermarkete, restorante dhe institucione të tjera ushqimore, duke i shërbyer një audience më të gjerë.Shija dhe tekstura:Disa njerëz e gjejnë mishin hallall të ketë një profil të dallueshëm shijeje, shpesh të përshkruar si më i butë dhe më i pastër se mishi konvencional.

Page 10

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202510P

Page 11

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202511PJu njoftojmë se kompania që drejtohet nga Mondi, që është dhe mbetet kompania më e sigurtë dhe më profesionale e transportit të mallrave nga Anglia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, do të kryejë destinacionin e saj përkatës të radhës duke grumbulluar mallrat në datën 26 tetor 2023 në këto qytete britanike: Birmingam, Luton, Banbury, Oxford, Coventry, Northhampton, Mancester, Leeds, Sheffild. Po ashtu ju njoftojmë se nisja e destinacionit përkatës nga Shqipëria drejt Anglisë bëhet në datën 5 Nëntor 2023. Për më shumë informacion kontaktoni drejtuesit e kësaj kompanie në celularin që jepet në fund të këtij shkrimi. Mjaft kompani transporti e nisin me një slogan sikur janë qindra vjeçarë në këtë profesion të ri të tyre. Dhe më së shumti duan të theksojnë se kanë kryer dhe transporte të mëdha, kur dihet se si njëra dhe tjetra janë vetëm tentativa dhe lojëra fjalësh. Kompania që drejtohet nga Eduard Bala (Mondi) mbetet më e saktë dhe me një eksperiencë të gjatë, natyrisht jo vetëm në Shqipëri dhe Angli dhe në destinacione të tjera ndërkombëtare në fushën e transportit ndërkombëtar të mallrave dhe mjeteve të ndryshme, ofron për të gjithë klientët e saj një shërbim të kompletuar dhe sigurt transporti i destinuar mbetet prioriteti dhe profesionalizmi, besimi dhe konsiderata ekase.Siguria, shpejtësia dhe garancia e punës së zhvilluar ndër vite ka bërë që sot shumë bashkëathetarë dhe miq, të tjerë të lidhur me Atdheun tonë të dashur dhe mjaft anglezë madje që kanë shkuar të investorë në Shqipëri, po aq dhe imigrantët që jetojnë, punojnë dhe studiojnë, prej shumë vitesh ne Britani të Madhe dhe në Europë kanë ardhur në pikën më të mirë të mirëkuptimit të besojnë transportin e mallrave të tyre drejt Shqipërisë.Duam të themi se kjo kompani e njohur tashmë nga eksperienca e saj dhe nga aktiviteti serioz, po aq dhe nga respekti, nga përkushtimi dhe përgjegjësia e plotë gjatë gjithë procesit të grumbullimit të mallit deri në dorëzimin e tij në destinacionin nal, mbetet konkurruese dhe në çmime. Ajo mund të kontaktohet në numrat e telefonit ose në WhatsApp, Viber, Facebook, Instagram dhe e-Mail për tu informuar mbi datat dhe lokacionet e grumbullimit dhe shpërndarjes së mallit. Misioni i kësaj kompanie është të vazhdoj rrugën e suksesit në vijimin dhe përmbushjen e standarteve të një shërbimi transporti modern dhe ekas, me një garanci, mosprishje të mallrave, dhe me dërgimin pa probleme të tyre. Vizioni natyrisht mbeteti qartë, të vazhdoj të mbetet një kompani lider i padiskutueshëm në transportin e Mallrave nga Britania e Madhe dhe vende të tjera të Europës drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.Kjo kompani funksionon me furgonë të posaçëm për këtë punë dhe me dy drejtues makinash të sprovuar në mjaft vende të huaja. Nëse jeni duke kërkuar për një kompani cilësore, efektive, transparente, kompetente, të besueshme dhe profesionistësh, atëherë kjo është zgjedhja e duhur dhe e domosdoshme në çdo kohë.Me këtë transport, e gjitha që ju dërgoni dhe prisni të merrni në destinacionin tuaj është në dorë të sigurtë dhe me garanci të plotë.Duhet theksuar se mbi 50kg i marrin dhe i dërgojnë në destinacion. Respekt-Shpejtësi-Saktësi-Garanci-KualitetTRANSPORT MALLRASH: ANGLI-SHQIPËRI & SHQIPËRI-ANGLIANGLI: +447395287400SHQIPËRI: +355 68 3676859EDUART BALA: PROFESIONALIZMI PËR DËRGESAT TUAJA

Page 12

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202512PÇfarë është një intelektual dhe a ka vend në vendin tonë? Fjalë, koncepte, kuptime… Ka ardhur koha t’i ngatërrojmë dhe t’i ndajmë ato. Çdo përkuzim tani ndahet në interpretime personale, dhe idetë tona të përbashkëta në pikëpamje. Kohët e fundit, një diskutim është zhvendosur te termi “intelektual”, me sa duket i përdorur dhe i transformuar vitet e fundit me lehtësi gjatë evoluimit të shumë gjërave. Dhe ata që e ngecin theksin tek ky term, thonë se ky koncept u prezantua për herë të parë nga Maupassant, por nuk ka citate për ta vërtetuar këtë. Është më e sigurt se kjo fjalë lindi pas një fjalimi të kryeministrit francez Georges Clemenceau gjatë Çështjes Dreyfus. Koncepti ndoshta ka lindur vërtet në territorin francez përpara se të përhapej nëpër botë, duke mbajtur brenda vetes frymën e mendimtarëve francezë si shembull.Pra, një intelektual, një inteligjent dhe një krijues sigurisht që nuk janë të njëjtë në kuptimin e tyre absolut. Ka nuanca që i dallojnë ato. Këto dallime nuk janë formuluar në mënyrë kategorike. Ndoshta për shkak të kësaj, do të jetë e vështirë të përcaktohet në kohën e shkuar nëse Leonardo ishte intelektual. A ishte ai inteligjent? A e largoi atë nga koncepti i “krijuesit” gjithë super-enciklopedia e tij? Çfarë ishte Volteri, ai rebel, që jetoi shekuj para se të formuloheshin këto koncepte gjoja krejtësisht moderne?Ashtu si eruditi dhe inteligjenti nuk janë domosdoshmërisht i njëjti person, mund të debatojmë pafund nëse intelektuali dhe inteligjenti ndonjëherë përshtaten në të njëjtin imazh. Nuk është e tepërt të kujtojmë termin “inteligjencë artistike-krijuese”, të shpikur me dinakëri nga propaganda socialiste për të shmangur çdo dyshim se kush mund të krijojë dhe kush është i ndaluar ta bëjë këtë. Gjëja e çuditshme është se në atë kohë nuk kishte termin “inteligjencë shkencore-teknike”, për shembull. Atje, gjërat dukeshin se kuptoheshin vetë. Por edhe Epoka post-socialiste nxitoi t’i jepte fund kësaj ideje që nga momenti që lindi, në “mëngjesin famëkeq me François Mitterrand” në llim të vitit 1989 morën pjesë “intelektualë”, artistë, shkrimtarë, lozofë... Pastaj termi mori një kuptim të ri, intelektual për një kohë u bë sinonim i “disidentit”. Dhe meqenëse nuk kishte disidentë të vërtetë në Shqipëri, kjo natyrshëm e fshiu konceptin nga mendimi popullor.Dhe sot, në epokën e rrjeteve sociale, të gjitha termat që dikur ishin të qarta dhe të padiskutueshme janë bërë thjesht fjalë të përshtatshme. Kjo është pjesë e procesit të zëvendësimit të kuptimeve që ka vazhduar në mënyrë të fshehtë për një kohë të gjatë. Fjalët ndahen nga rrënjët e tyre, kthehen sipas situatës, duke u bërë mjete, jo esenca. Duket si një proces krijimi fjalësh, por në fakt është një akt i maskuar mirë i zbrazjes së përmbajtjes. Sot, askush nuk do të pranonte se nuk është inteligjent. Përkundrazi, rrjetet sociale që supozohet se bashkojnë dhe mundësia që të gjithë të shprehin pozicionin e tyre çojnë në një shpërbërje absolute të autoriteteve, në mënyrë që të gjithë, pavarësisht nga aftësitë e tyre, të mund të ndihen autoritar dhe të ditur në sytë e tyre. Kuptimi individualist i vetëvlerësimit si një vlerë absolute, i mbyllur në mantrën e përsëritur pafundësisht “Ti je unik”, “Ji vetvetja, sepse je më i miri”, çon në shpërbërjen e kuptimit. Eksperti nuk është më ekspert vetëm për sa kohë që përsërit bindjen personale të atij që po përpiqet ta kuptojë.Për këtë arsye, “intelektual” është bërë një fjalë e dyshimtë. Koncepti përmban një aludim se dikush mund të dijë dhe mund të bëjë më shumë. Dhe kjo i shtyp këmbët prej balte të vetëbesimit të pabazë të njeriut modern. Dhe nën pretekstin se nuk ka “intelektualë”, ai është gati të poshtërojë këdo që e lë në hije. Por së bashku me konceptin relativisht të kuzuar të “intelektualëve”, kjo inerci ndikon edhe te inteligjenca. Një person i shtypur nga kuzimet e tij refuzon të pranojë se ka njerëz që dinë dhe mendojnë më shumë se ai. Ai refuzon të marrë parasysh askënd tjetër përveç paragjykimeve të veta. Pikërisht për këtë arsye “Unë jam i thjeshtë dhe ti je i thjeshtë” është bërë një mesazh politik në vendin tonë. Është i ndershëm dhe pasqyron situatën reale - është e vështirë për dikë me inteligjencë të jashtëzakonshme të tojë mbi masat, të cilat nuk duan që askush t’u “luajë mend”.Kjo nuk është pjesë e psikologjisë sonë të vërtetë popullore. Dikur, mësuesi, megjithëse shpesh tallej për idetë e tij abstrakte, ishte ende midis njerëzve të respektuar në fshat. Shqipëria në kohët e vjetra të mira nuk vuante nga sëmundja e kombeve perëndimore, ku tejkalimi i aftësive të dikujt, demonstrimi i inteligjencës dhe njohurive më të mëdha se ato të të tjerëve në familje, konsiderohej një akt me moral të ulët. Dikur, para socializmit, shqiptari përpiqej ta edukonte fëmijën e tij më shumë sesa e edukonte vetë. Dhe pastaj erdhi koha e kokëulurve dhe kokëulurve. Dhe, mjerisht, ajo kohë nuk kaloi.Kjo është arsyeja pse sot mantra kryesore e mbrojtësve të status quo-së është “si guxon, dreqi ta marrë, ta quash veten intelektual, kur je një lloj artisti”. Gjëja qesharake është se kjo dëgjohet edhe nga njerëz demonstrativisht shumë të arsimuar. Natyrisht, nuk mjafton të dish shumë fjalë të ndërlikuara, të shikosh me përçmim të tjerët dhe të shkruash vepra të gjata filozofike. Madje është e... (vijon në faqen 13)PSE NA MUNGOJNË INTELEKTUALËT SI ISUF NELI?NË VEND TË HYRJES

Page 13

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202513P(vijon nga faqja 12) ... panevojshme ta bësh këtë. Intelektuali sot, në epokën e inteligjencës articiale, është ai që sheh përtej komoditetit. Ai që mund të bashkohet me njerëz me të njëjtat mendime dhe, kur është e nevojshme, të debatojë me ta, nëse është e nevojshme. Ai që nuk ka paragjykime, por ka një ndjenjë për atë që është e nevojshme në kohën e duhur. Ai që nuk përpiqet të paraqitet si “intelektual”, por respekton ata që dinë më shumë se ai. Ai që nuk mendon se mund të jetë po aq i mirë në komentimin e ndeshjeve të futbollit dhe politikës, por është i vetëdijshëm se asnjë njeri nuk është ishull. Ai që nuk pyet se çfarë do të tojë nga pozicioni i tij, por e di se frikërat duhen kapërcyer. Ky është në vazhdim të shkrimit tonë. Por që në fillim theksojmë se ky model inetelektuali na mungon? Rrugëtimi i gjatë i një talentiTalentin e tij në të shkruar e shfaqi që në bangat e shkollës tetëvjeçare në vendlindjen e tij. Hartimet dhe skicat e tij, vjershat e asaj kohe, natyrshëm ishin prezente, përveç Këndeve Letrare të shkollës, Rrethit, po ashtu dhe në shtypin lokal dhe atë qendror për moshat përkatëse. Kështu jo vetëm nga talenti, por dhe nga rezultatet e larta në mësime, djaloshi që kishte tuar respektin e zonës dhe tërë rrethit të Matit, madje dhe si fitues spartakiadash dhe konkursesh, arriti të toj dhe studimet në arsimin e lartë. Natyrisht studimet për Gjuhë dhe Letrësi Shqipe, ishin shumë të arsyeshme për ata kuadro që rmosnin të drejtat e studimit të asaj kohe. Ndërsa iu drejtua Arsimit të Lartë, që në vitin e parë të tij, ra në sy për oratorinë, mënyrën e të shkruarit dhe për zellin në studime. Ai u bë një nga studentët më të dalluar, shembullorë në sjellje, talent në të shkruar, dhe mjaft efektiv e me rezultate të larta në provime, ndërsa ndiqte në Shkodër, Institutin e Lartë Pedagogjik të asaj kohe. Dhe natyrshëm arkivat, nëse ekzistojnë edhe sot, asin mjaft për atë emër, që ushqente dhe furnizonte më saktë, me skeçe, fabula, tekste ekase, edhe Estradën e Shkodrës, po aq dhe Teatrin e saj kohe. Emri i studentit matjan, Isuf Neli, thuajse ishte i përjavshëm në vitet kur ai krahas të mësuarit ushtronte dhe penën e talentin e tij në të shkruar vlera të cilat i linin me gojën hapur edhe më profesionistët, edhe më të talentuarit, madje dhe më të përkëdhelurit e atyre viteve. Në të gjithë periudhën e tij si student, Isuf Neli, bëri që emri i tij të mbahej mend, të respektohej dhe të shënonte një risi, që pak herë ndodhte në atë kohë. Risia qëndronte tek aftësia e tij, por dhe tek edukata, disiplina, modeli që kishte gatuar për të tjerët me atë pasion të madh për letërsinë. Ky pasion pas mbarimit të studimeve në ILP Shkodër, e dha rezultatin e menjëhershëm, kur pa hezitim u emërua mësues letërsie në shkollën e mesme Bruç, një shkollë emërmadhe e asaj kohe, por që kishte dhe mbante vlera edukative dhe pedagogjike të larta, të cilat Neli, dhe kolegët e tij në vitet e mësimdhënies i çuan më tej. Në fakt në atë kohë disa ekipe kontrolli e vendosën emrin e Isuf Nelit në një lartësi të paimagjinueshme, aq sa menjëherë e propozuan të ndiqte dhe një specializim pasuniversitar. Ai e pranoi, dhe përfundoi atëherë një specializim 1-vjeçar për Pedagogji-Psikologji.Pas këtij specializimi Isuf Neli u emërua në Kabinetin Pedagogjik Mat, si një metodist, specialist dhe profesionalist i kualikuar dhe i aftë për të çuar më tej nivelin e arsimit, sidomos të letërsisë dhe Gjuhës së bukur Shqipe në shkollat e Matit të atyre viteve. Duke qenë se ishte një penë e shkëlqyer, ai ra në sy të drejtuesve të kohës dhe kështu pena e tij u kërkua me ngulm, madje me detyrim që të ishte një nga gazetarët kryesorë të ish-gazetës “Rruga e Dritës”, që në atë kohë ishte organ i ish-Komitetit të PPSh Mat. Por emërimi i tij në këtë gazetë, madje me detyrim, bëri një farë demoralizimi në atë që Isuf Neli, e konsideronte në vetvete, si një liri, si një dhunti që nuk mund të mbetej thjesht nën direktiva dhe kontroll ecent të mendimit. Isuf Neli punoi në atë gazetë derisa u ndërruan sistemet dhe në atë kohë ai menjëherë krijoi dhe drejtoi po në Mat një gazetë private, që kishte një titull shumë domethënës jo vetëm për kohën, por dhe për memorjen e sotme. Gazeta “E nesërmja” , u pëlqye mjaft, por në të njtën kohë krijoi dhe një dukuri tjetër të kohës, që natyrshëm e bëri atë që të ndjehej e pafinancuar dhe thuajse u mbyll shumë shpejt. Në fakt, me të gjitha përpjekjet, me të gjithë risinë e re demokratike të gazetës, vetë themeluesi i saj, vetë ushqyesi i saj me shkrime e me shpirt, thuajse po vetë e mbylli. Nuk duhet lënë në harresë dhe fakti që në një kohë të konsiderueshme Isuf Neli punoi dhe si gazetar te gazeta “Bashkimi”, ku natyrisht aty thelloi akoma më shumë dashurinë dhe respektin për publicistikën, gazetarinë, shkrimin, krijimtarinë dhe qasjen në udhë të ndjeshme për tek lexuesi e komuniteti. Isuf Neli si mësues ka dhënë një kontribut të jshtëzakonshëm dhe tek Gjimnazi “Pjetër Budi” Burrel. Sikurse dihet tashmë në llimet e Demokracisë, vetë mënyra intelektuale e tij, e bazuar dhe e mbështetur në arritje dhe rezultate, vetë emrin i tij i respektuar në Mat, po ashtu pena, shkrimet, talenti, të qënit gazetar i sprovuar, person publik dhe me reputacion e sollën në një situatë të atillë që të votohej unanimisht kryetar i Partisë Demokratike, dega Mat . Në kohën që ishte drejtues i PD-së në Mat, natyrisht vlerat demokratike dhe angazhimi u bënë shtysa për rezultate të larta, për një rrugëtim plotë shpresa, plotë vrull e shpresa. Me ndryshimin e mjaft situatave, me disa rrëthana që pasuan më pas, intelektuali dhe demokrati që kishte vetëm jetën pa e dhënë për këtë rrugëtim, u gjend vetëm Drejtor i Konvikteve të Universitetit Bujqësor Kamëz. Isuf Neli, pas një pune të madhe në drejtimin, menaxhimin dhe kthimin e konvikteve të Universitetit Bujqësor Kamëz në një fytyrë të re, u emërua drejtor në Ministrinë e Arsimit. Edhe si Drejtor në një nga drejtoritë e rëndësishme të kësaj Ministrie, Isuf Neli, dha maksimumin intelektual dhe u bë mjaft i dashur për kolegët e miqtë e shumtë të tij. Emri i Isuf Nelit natyrshëm nuk është thjesht një emër i një intelektuali që ka bërë detyrën, por dhe i një talenti që ka lënë rmën dhe vulën e bukur në artin e të shkruarit e sidomos me Antologjinë e Parë poetike të realizuar në Mat për poetët dhe krijuesit matjanë. Ai është redaktori i librit „Përtej është qielli...: vjersha dhe balada“ të autorit matjan Basir Bushkashi, është autor i disa shkrimve mjaft të rëndësishme në fushën historike dhe hulumtues, siurse është „Gjurmë e dëshmi të qytetërimit të lashtë“. - (Dukagjini dhe e kaluara e tij). (Rilindja. - 27 qershor, 1993, f. 9.). Ka shkruar Parathënie e vëllimit me poezi “E ka fjalën koha” të poetit Qemal Cenajt, viti 2004, arathënie e botimit “Antologji magjane”, viti 2003 etj. Po, Isuf Nelin e ka përmendur edhe Esat Ruka „Mjeshtër i Madh“...Për të lexuar shkrimin e plotë online, hapni kamerën e telefonit, drejtojeni nga kodi QR dhe klikoni mbi lidhjen që shfaqet për të vizituar www.fjalaelire.com dhe revistën “Albanian Post”.

Page 14

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202514P“Mërgimi shqiptar në vargje” (Sprovë letrare) (2025) e autorit Hamdi Hysuka udhëton me një siguri të plotë në terminologjinë më të zgjeruar të ditëve të sotme që vjen nga skuta e diskursit të “folklor”-it. E ndërsa kohërat që nga viti 1846, ato kohëra që u morën me folkloristikën europiane lanë pas vjershërinë popullore, bestytnitë, ritet, zakonet e legjendat, traditën, në kohët tona vetë “tradita” mes penës së këtij hulumtuesi të denjë kërkon labirinthe të reja, të përshtatshme, diskursive me vetë atë që në fakt lloi të ndihej nga fundi i shekullit të XVIII-të, kur dhe vetë tradita, apo kultura shpirtërore e popujve u bë një objekt i rëndësishëm kërkimi dhe studimi. Parë në këndin e vetë “Mërgimi shqiptar në vargje” (Sprovë letrare) (2025) nuk është thjesht një sprovë që hyn me shkas në psikologjinë e popullit, apo në rrëmimin e poezisë popullore, por një metodë interpretimi dhe qasje studimi të fakteve ekzistuese e të kërkuara, që ecin apriori në ato shkolla të hapura hershëm e që komunikuan me anët romantike, mitologjike, antropologjike etj. Kështu Hamdi Hysuka kapërcen nocionin e primitivitetit, por bëhet në heshtje një Selim Hasani, i kohëve tona, që jo vetëm traditën popullore e barti me respekt të madh, po e çoi me krijimtarinë e tij në një shkallë më të lartë, sidomos në terminologjinë e fuqishme diskursive të migrimit. Autori i këtij libri na sjell me efikasitet elementët më të denjë nga thelbi i dëshmive të domosdoshme folklorike evoluese dhe diskursive të mërgimit. Duke kaluar në një rrugëtim të gjatë ai mes përkushtimeve lirike na sjell të freskëta elementët udhëheqës të këtij rrugëtimi në terminologjinë e kurbetit. Elementët poetikë të lirikave të mërgimit natyrisht kanë një rëndësi të madhe tek kjo sprovë e këtij autori që godet në shenjë dhe që natyrishëm tashmë kërkon një interes më të madh të njohjes rreth tij, krijimtarisë së tij, veprës së tij në vite. Kështu pdyshim, një nga gurat aktive në jetën letraro-artistike matjane gjatë viteve të quajtura në tranzicion, padyshim është Hamdi Hysuka. Hamdi Hysuka u lind në Shëlli të Matit më 17 maj 1951. Ka kryer arsimin e mesëm në shkollën pedagogjike “Luigj Gurakuqi” Elbasan dhe studimet e larta në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, Fakulteti Gjuhë-Letërsi. Ka punuar mësues gjuhe e letërsie dhe drejtues në shkolla 9-vjeçare e të mesme.Me veprën e tij letraro-artistike, Hamdi Hysuka lidh në fakt dy epoka jo vetëm përmes jetës së përshkruar, por edhe përmes atyre ideve inicuese dhe traditave krijuese që ai i mësoi nga figurat më të mira të vendit dhe të cilat i mbarti edhe pas në veprat dhe krijimtarinë e tij. Ngjarjet, njerëzit dhe marrëdhëniet gjatë viteve të angazhimit të tij, si dhe një numër momentesh nga rrugëtimi i tij në fushën e dukimit, pasqyrohen në veprën e tij, e cila ka edukuar disa breza. Hamdi Hysuka ka shkruar që në bangat e shkollës së mesme. Vëllimin e parë me poezi “Kam për të thënë” e botoi në vitin 1998, librin publicistik “Panoramë matjane” më 2003, ndërsa më 2015 vëllimin poetik “Pa moshë”. Ekziston gjithashtu një sasi e madhe vlerash dhe vlerësimesh si për jetën ashtu edhe për veprën e tij, dhe mund të thuhet padyshim se një numër studiuesish, kolegësh, kritikësh, i kanë kushtuar një pjesë të konsiderueshme shkrimeve të tij, dhe me të drejtë mund të asim edhe për atë që revista “Emathia” e ka vlerësuar me çmimin “PENDA BUDI 2011”. Ndër përfshirjet e tij në antologji dhe projekte të tjera, bien në sy përfshirjet në Antologjinë “Në gjurmët naimjane”, Përmet 2015 e 2018, Antologjinë për Çlirimtarët Iliaz Kodra dhe Antigoni Fazlliu, Prishtinë 2014. ky autor është pjesëmarrës në përmbledhjen me poezi “Një vjeshtë me Migjenin” Pukë 2016, në Antologjitë “Shqipëri” dhe “Shqipëri, nëna ime” e Klubit Letrar “Zahir Pajaziti” Podujevë, Antologjitë “Jehona shqiptare” Tiranë 2018, 2019; Antologjinë “Një krismë pushke për liri” e autorit Milazim F. Kadriu, Prishtinë 2019; Antologjinë “Të tjerët për Lame Kodrën” e autorit Riza Çato, Malëshovë 2019, Antologjinë “Bllaca ‘99” kushtuar 20-vjetorit të gjenocidit serb në Kosovë. Hamdi Hysuka është gjithashtu autor përgatitës i Antologjisë së poezisë matjane “Udhëtare me pranverën”, 2015. Poeti matjan, Hysuka, është fitues i çmimit të tretë në Festivalin e Dytë të Poezisë Shqipe me krijimtari për Plisin e Bardhë, organizuar nga Shoqata Mbarrëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren 2016; tues i çmimit “Instituti Albanologjik i Prishtinës, Komplet veprash letrare-shkencore”, në Festivalin Ndërkombëtar “Drini poetik” në Prishtinë, Prizren e Kukës të LSHA të Kosovës, 10 qershor 2018; tues i çmimit të parë i konkursit letrar “Ramiz Kelmendi” në manifestimin letraro-poetik tradicional “Flaka e Janarit, 2019”. Që nga viti 2002 është kryeredaktor i gazetës periodike “Mati”. Aktualisht drejton Klubin letrar “Pjetër Budi” Mat.Një pjesë e madhe e poezive të poetit dhe hulumtuesit Hamdi Hysuka u shkruan për një rast të caktuar. Tekstet e tij përpiqen të shpjegojnë me sa më shumë detaje të jetë e mundur shtysën për krijimin e tyre. Ata nuk e fshehin, dhe në shumë raste e reklamojnë hapur, lidhjen e tyre të drejtpërdrejtë me realitetin dhe dëshirën e poetit për të përshkruar imazhin konkret të këtij realiteti. Kjo është arsyeja pse gjendja e heroit lirik të këtij poeti është e përshtatur sipas një preteksti, ose ngjarjeje të vërtetë, dhe shumë nga poezitë e tij mund të lexohen si një kronikë emocionale e kohës që ka kaluar. Por kjo kronikë është e veçantë. Pavarësisht se sa i drejtpërdrejtë mund të jetë një projeksion i një tabloje aktuale socio-politike, ose historike, ai nuk duhet të perceptohet si tërësisht objektiv, jo vetëm sepse në këtë mënyrë e reduktojmë rolin e poetit në atë të një regjistruesi të thjeshtë të asaj që ka ndodhur. Dhe poezia e poetit Hamdi Hysuka, megjithëse e lidhur me realitetin e dhimbshëm të...Për të lexuar shkrimin e plotë online, hapni kamerën e telefonit, drejtojeni nga kodi QR dhe klikoni mbi lidhjen që shfaqet për të vizituar www.fjalaelire.com dhe revistën “Albanian Post”.NJË SPROVË E SPROVUAR E HULUMTUESIT HAMDI HYSUKA(RRETH LIBRIT TË TIJ NË BOTIM: “MËRGIMI SHQIPTAR NË VARGJE” (SPROVË LETRARE) (2025)

Page 15

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202515P

Page 16

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202516PKy mendim më lindi kur, krejtësisht kundër rregullave dhe dinamikës së rrezikshme të Londrës, pashë me sytë e mi një rrezik kur makina me një drejtues e pasagjerë të zakonshëm kaloi para syve të mi dritën e kuqe në trafikun nervoz pranë Bibliotekës Britanike më 30 maj 2025. Unë vetë po nxitoja, por natyrshëm nuk konvertoja atë që kisha në mendje me gabimin e yshtjes në shkelje të rregullave. Isha me nxitim sepse një dëshirë e hershme për të shkruar për një gurë të respektuar ishte gati të bëhej realitet. Brenda asaj që kërkoja në arkivat e Bibliotekës, madhështore, më dukej si një takim unik dhe i papërsëritshëm që po bëhej pa prezencën e personazhit në një takim të ndjeshëm arkivor me një copë të së kaluarës së shqiptarëve dhe vetë Shqipërisë së disa dekadave më parë.Ëndrrat e paplotësuara janë një fenomen i madh, prandaj nuk mund të zbuten me fjalë dhe kuzohen me pafundësinë. Megjithatë, të realizuarat shpesh e zvogëlojnë hapësirën e tyre në informacion të shkurtër dhe të saktë, i cili në rastin specik të së kaluarës pasqyron sa vijon:Kërkimi në brendësi të arkivës në Bibliotekën Britanike për materialet filmike, librore, dokumentuese, të heshtjes midis njerëzve të të njëjtit gjak, midis shqiptarëve dhe anasjelltas në kufijtë e Shqipërisë dhe të ish-Jugosllavisë, në kohën e monizmit. Rasti për vizitën e paracaktuar dhe të aprovuar nga sta i Bibliotekës, natyrisht ishte paksa i vonuar në kohë, se tashmë kanë kaluar shumë vite, por dhe përkëdhelës në të njtën kohë, pasi drejtuesi i Departamentit sllavonik, në këtë Bibliotekë, ku bën pjesë dhe arkivimi shqiptar, kishte dhe një arsye më vete që e bënte më të suksesshëm. Në fakt gjëja e parë pasi shkon tek thelbi është ekzaminimi. Ekzaminimi i dokumentave ishte menduar si një dhuratë për shumë kureshatarë, për mjaft kërkues dhe hulumtues, për mjaft studentë që po diplomoheshin, me një mesazh për ta që të mos e humbasin kurrë realitetin historik, të mos e strukin errësirave kurë identitetin e tyre.Dhe ndërsa prisja të bëja punën time, pas lajmërimit të kohës së duhur në zyrën përkatëse, duke bërë gati lapsin (se vetëm laps lejohet në këtë institucion) dhe duke marë dhe letrat në një qese plastike të tejdukshme, kurioziteti gjithnjë shkon tek celulari që pipëtin, ose dridhet në raste të tjera në xhepin tënd, por që para se të lejohesh të futesh në këtë departament, duhet ta kesh siguruar në pjesën e kyçur të materialeve të tua personale (se asgjë tjetër nuk lejohet të marrësh me vete, sipas rregullave të Bibliotekës). E kështu syri i fundit në celular dhe rishfaqja e një miku të hershëm në siparin e parë. Ishte një përshkrim i regjisorit të mirënjohur shqiptar, Aqif Ademi, për një mikun tim të hershëm, njeriun e specializuar të Drejtësisë shqiptare, Baftjar Rusi, me të cilin kam kujtimet nga më të bukurat, në kohën kur unë bashkë me të punuam në një mjedis të njëtë edukimi në Ostren të Madh të Dibrës. E ndërsa prisja që të lajmërohesha për atë që në fakt kisha javë që kisha aplikuar, mednja ime si një penë e mprehur dhe e gatshme të shkoj në thellësi të errësirës së kujtimeve, lloi të më ngacmonte dysh. Një arsye ishte intelektuali i mirëfilltë, Baftjar Rusi, që mbetet një Njeri mbi të gjitha vlerat që mund të ketë një dimension i tillë njerëzor, dhe vetë Regjisori tipologjik i kohëve të fundit, Aqif Ademi, që është dhe një seleksionues, përshkrues, arkivues dhe prezantues i gurave të një zone të madhe e të bukur, të pashkelur e të patrajtuar shumë, në tërësinë gjograke që i përket hapësirave e trojeve shqiptare siç janë Ohri, Struga dhe Dibra e Madhe. Dhe natyrisht të dhënat më sillnin në vëmendje edhe librat e tij të botuar kohëve të fundit, dhe që kanë të bëjnë shumë me historinë. Diku lexova me vëmendje një paragraf prej vetë Aqif Ademit: “Unë nuk jam historian, por duke bërë skenare historike dhe duke kërkuar për historinë më ka bërë që të jem dhe historian. Librat e mi janë të karakterit historik, si libri “Dibra e Madhe” i cili është pritur shumë mirë dhe ka pasur shumë reputacion. Meqenëse Dibra është një qendër e madhe kulturore, ekonomike dhe patriotike, shumë dibranë ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe unë bëra një gërshetim të tilllë në këtë libër. Kam bërë dhe një libër për trevën e Maqellarës ku dhe aty ka shumë gura. Kam shkruar dhe një libër për fshatin 6 mijë vjeçar, që është dhe origjina ime, Allajbegija e Dibrës. Tani kam dhe një projekt tjetër letrar për shumë gura që kanë dhënë për Dibrën, qoftë ushtarakë, doktora, apo arsimtarë. Mendoj të bëj një enciklopedi për këta intelektualë, që kanë kontribuar për komunitetin me rrezatim kombëtar.” E kështu mes kësaj kërshërie të ngjallur nga informacioni paraprak, koha më obligonte dhe për një telefonatë në Atdhe. Formova numrin dhe menjëherë pas cingërrimës, u shfaq në veshin tim zëri mirësjellës dhe plotë kulturë i inxhnierit sizmolog, Lulzim Shahinaj, që në fakt mendova se ishte i vetmi intelektual për momentin që të më prezantonte më gjerë e më mirë emrin dhe veprën e regjisorit dhe këtij ngulmëgjurmësi të ekzistencës shqiptare, pra Aqif Ademit, pasi e pashë që në rrjetet sociale kishin bashkë një seri fotogrash në Studën të Dibrës dhe në Borovë tek e famshmja e biznesmenit dhe dashamirësit gjithë kulturor Shkëlqim Golli, “Trofta Borova”. E biseda gjithnjë shkonte tek identiteti. Shkurt dhe qartë. Por shumë pak për të gjitha ato që ne, të gjithë së bashku, intelektualët, shkrimtarët, profesorët, artistët, mësuesit, kemi investuar në kauzën tonë, për t’i mbajtur brezat shqiptarë, edhe kur ata ndjekin rrugën e tyre. Prandaj, përveç emocioneve deri më tani me këtë rrugëtim kaq të veçantë ballkanas, me këtë përjetim të rrallë dhe të ruajtur me xhelozi edhe në kohën e ndarjes me gardhe e tela, për ne, të gjithë, shqiptarë e të huaj dhe të diplomuarit në Britani të Madhe, do të kishin të ndiqnin dhe të pathëna të shumta, dhe pse të mos shtoja dhe këto shënime për Aqif Ademit, sepse dhe ai po bënte një rrugëtim të tillë modern në arkivim të vlerave. Mendimi i fundit jashtë projektit tim të...Për të lexuar shkrimin e plotë online, hapni kamerën e telefonit, drejtojeni nga kodi QR dhe klikoni mbi lidhjen që shfaqet për të vizituar www.fjalaelire.com dhe revistën “Albanian Post”.PARALELISHT ME REGJISORIN AQIF ADEMI

Page 17

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202517PPor kjo nuk do të ndodhë! Koha në të cilën udhëtojnë memorjet nuk kishte kamera. E asgjë, asgjë nga ato mrekullira nuk mund të rishihen, përveçse të shkruhen. Ama nuk mund të fshihen. Nuk mund të fshihen nga mendja, nga kujtesa, nga memorja…Së pari duhet të flasim. Fillimisht do të duhet ta drejtojmë memorjen tonë në këndin e duhur të shikimit, për ta fokusuar në thellësinë e duhur të imazhit, sepse në të kundërt do të grumbullojmë fakte që nuk do t’i kuptojmë. Nuk do t’i kapim imtësitë e rëndësishme, me gjithë thellësinë që kanë për këtë student të shkëlqyer të disa shkollave dhe të Universitetit, të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, pikërisht të gjuhës angleze. E teksa e kujtoj atë në takimet e mia në vendlindje, në shkollë, apo dhe në Tiranë, më duket sikur gjithnjë e mbaj mend me leksione, libra, me diplomën në dorë, por pa drithërimin e predikimit në zemër. Ai është thjesht në memorje. Është larg tashmë në Elbasan, dhe ka lënë mënjanë me vite punë të përkushtuar në Trebisht, Klenjë, e më pasnë Elbasan…Ai nuk mund të “asë” nga fotograa që shoh në rrjetin social, por ama buzëqesh, udhëheq familjen, bashkë me zonjën e tij të nderuar, Naxhijen, fëmijët e tij të respektuar, nipër e mbesa, e të tjerë me modelin dhe udhëzimet e tij. (Në mënyrë gurative, sigurisht, ai është përpara meje në memorje, në fotografitë që kemi nga fëmijëria, rinia dhe nga memorja ai gjithnjë flet, madje po aq qetë si dikur…) Sa më shumë që mendon gjatë këtyre viteve në këtë respekt të padiskutueshëm për Mentor Xhevahir Çadrin, aq më shumë rritet lidhja e edukata që kishte, mban dhe ka trashëguar statura e këtij intelektuali të zgjuar. Kështu ishte, ka qenë edhe më parë, dhe pikërisht për shkak të vrullit të gatishmërisë për të hyrë shpejt në jetë, babai i tij, mësuesi i respektuar Xhevahir Çadri, fjalëurtë, po aq dhe nëna e tij fjalëëmbël, e mbanin si një ikonë për të tjerët, ndëra më parë motra e tij e ndjera, Lume, kishte udhëhequr me një shembull tjetër duke krijuar modelin e saj dhe bashkërisht më pas modelin e tyre për të tjerët, Vjollcën, Bardhën, Përparimin e me radhë... Ishte kohë tjetër. Mentori ishte vërtetë talent, i përkushtuar ndaj librit dhe mësimeve. E më tej ishte edukata e lartë e kërkesa absolute e prindërve. Ishte e padiskutueshme kjo në një kohë tjetër? Jo. Sjellja e tij, dëshmia jetike, aftësia e tij ishte shumë e mirë. Por i ati, duke qenë një mësues i Edukatës Morale të asaj kohe, vuri re, sado e padukshme të ishte në shikim të parë, se si Mentori ishte gjithnjë e më i zhytur në vetvete dhe bëhej më i heshtur, ndërsa kërkesa tashmë e djalit në rritje ishte më shumë e përkushtuar, se sa e diktuar. Ai ishte tashmë një burrë mbi të njëzetat, ndërsa kishte lluar të mendoj më gjerë e më gjatë. Nuk iste shumë, ishte i devotshëm, por pasi mori dhe poeste të rëndësishme në Elbasan, siguria e udhës që kishte piketuar që në fëmijëri u shtua edhe më shumë. Ai u bë mësues, drejtues, punonjës i Turizmit dhe kudo emri i tij ishte vërtetë një model! Kështu për shumë të tjerë, për mjaft që mendonin të endeshin nga sytë këmbët, midis qiellit dhe tokës, për një jetë më të mirë, ai ndejti në Atdhe dhe ndërtoi një model tjetër jete të përkushtuar familje në banesën e tij në Elbasan. Nuk kishte kuptim të këmbëngulje për të mësuar pse ndodhte kështu, pasi mjaftoheshe të shkoje pak më pas në kohë e të ndjeje se Abdi Çadri, ishte ai që kishte lënë shenjëza udhëjete së pari tek ai që në fëmijëri, e më pas kushërinjtë e tij, Qemal Çadri, Ramazan e Ilir Çadri, e Bujari natyrisht, për të mos lënë mënjanë babain e tyre Mehmetin, atë që vërtetë mbetej një ikonë e gjithë asaj udhe pedagogjike, intelektuale dhe njerëzore mbi të gjitha. Dhe të gjithë këto, Mentor Çadri i gozhdoi në mendje e në zemër, e i përcolli po ashtu me mendje e zemër tek një rreth i gjerë i familkjes së tij të madhe tashmë.Për më shumë le ta citojmë mbesën e tij të dashur, Alketa Sinanaj, që ta kuptojmë pse shkruan kështu: “Pasqyrë e mirësisë dhe e dashurisë për nipër, mbesa e familjarë. Një shpirt i pasur me jetë, (zemër) të duam shumë daja. Je një person i veçantë për mua. Të uroj një jetë plot lumturi dhe buzëqeshje, të uroj që sytë e tu të qeshin gjithmonë kështu si në foto.”Dhe më tej të rikujtoj atë që i ndjeri Skënder leka, i persekutuar nga diktatura thoshte ndërsa ai ishte Drejtori i Hotel Turizmit “Skampa” në Elbasan: “Ai është një djalë i talentuar, e ta them kaq është pak. Mentori është ori!” Po kështu shprehet inxhinieri Master, Lulzim Shahinaj, ish-nënkryetar i Bashkisë Elbasan, “Respekt i merituar per Ju Z. Mentor Çadri!”. Por sa e sa të tjerë e shpehin këtë respekt për Mentorin, të urtin, të mirin dhe të veçantin e shokëve të shumtë. MENTOR ÇADRI MODEL NË VETVETE

Page 18

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202518P„Dhe kur të më pyesin: Ç’është atdheu?Do t’u them:është plaga që s’mbyllet,kënga që s’harrohet,loti që bëhet amur.“ (Mexhid Mehmeti: Tokë e Përgjakur?)Vetëm një pyetje përmblidhet në një pikë. Në leximin tim të parë, e quajta mjafton kaq. Mjafton vetëm një poezi të përmblidhet një vëllim poetik, ndoshta dhe një vlerë e re poetike. Dhe mendoj ende kështu, mendoj edhe tani. Vargëzim i thjeshtë, i sinqertë, i strukturuar drejtëpërdrejt, i vogël, i shkruar me delikatesë, me fjalë të ndjeshme dhe një ndjenjë të brendshme poezie. Vëllimi poetik “Simetri e Thyer” që botohet me rastin e shtatëdhjetë e shtatë vjetorit të lindjes së autorit, Mexhid Mehmeti, plotëson poetikën e autorit në vite, por nuk e pikëzon atë me fundin e saj, pasi ai mbart që në titull një mesazh të qartë, tek i cili rafinohet vetë kuptimi, vetë fjala, vetë qëllimi. Mexhid Mehmeti, në fakt me kërtë risi, i ranon fjalët dhe heshtjet deri në brishtësi. Ai arrin stilin përmes privimit. Një refuzim i të tepërtës, pastaj i të pranuarës përgjithësisht, pastaj (deri në një farë mase) i të kuptuarës përgjithësisht, i gjithçkaje pa të cilën mund të bëjë. Derisa të mbeten dridhjet për të cilat nuk mund të dyshosh, pjesët e besimit, pikat thelbësore të vetes: një reduktim në më të paktat për të cilat mund të jesh i sigurt. Kështu po e lexoja, “Simetri e Thyer” duke strehuar fragmentet e tij në solipsizëm ankthplotë: „Një grusht dhé, një grusht ajër,/këmbëzhveshur mbi plagë toke./Qiell i thyer mbi kokën time/m’i numëron hapat/si ora që rreh me damarë gjaku“ (Mexhid Mehmeti: Qiellthyerje).Poezitë, frazat dhe imazhet e librit janë fragmentare (dhe jo me pretendimin e të heshturës), ku nënkuptohet ashtu sikurse shkruan ai që në hyrje „poezia e këtij vëllimi fton lexuesit jo vetëm ta ndjejnë, por edhe ta deskriptojnë“, pra kjo poezi hyn me tekstet e tij të çuditshme, tek tekste poetike, që nuk mund të jenë „të njëjta“, por të sakta, dhe me më shumë fjalë dhe lidhje më të qarta. Nënkuptoj me këtë lexim, që nga leximi i parë i tij në Sarandën e „Triremës Poetike“ të poetit Agim Mato „Mjeshtër i Madh“, që nga leximi në prani të poetit të pavdekshëm Ali Podrimja dhe poetëve të tjerë sarandiotë, Timo Mërkuri dhe Bardhyl Maliqi, Irena Gjoni, Kostandin Vogli, Dashamir Malo, Vangjel Zarati, Hekuran Halili etj., se rruga drejt tij ka kaluar përmes një pune të pamëshirshme privimi, se shkathtësia e poezive të tij ka lindur gjatë një periudhe të gjatë: disa libra të mëparshëm, fjalime dhe heshtje të panumërta, shfaqje dhe fshehje, për të arritur në atë ndjesi që, duke lexuar, arrijmë në fund të poetikës, ku ajo bëhet ekzistencë. Dhe nga ku llon të asë vetëm: „ajri është plot me gjëra që s’shihen/hije/tinguj të harruar/emra që s’thirren më/fjalë të pathëna/këngë të humbura në pllakat e qytetit/i dëgjoj/por nuk as/nuk guxoj t’i thyej/me zërin tim të vogël“ (Mexhid Mehmeti: Mos fol, dëgjo...)Edhe „ajri“, i cili është në një farë mënyre ushqimi i librit, është i pranishëm në të përmes ekzistencës së pjesëzave strukturore të frymëmarjes së tij. Në kulminacionet e shumë poezive, pjesëat frymëmarëse emërtohen me theks. Por ai, poeti Mexhid Mehmeti, pra vetë ai, është dhe nuk është aty. I gjithë konteksti frymëmarrës dhe frymëdhënës është dhe nuk nuk është aty. Gjithmonë vetëm fragmentohet. Kështu fragmentet dhe mendimet përreth kësaj strukture që Mehmeti e quan „një udhëtim mes vargjeve që sfidojnë formën tradicionale, duke eksploruar hermetizmin, postmodernizmin dhe abstraksionin“, ecën gjatë leximit duke e refuzuar tërësinë si dërrmuese. “Simetri e Thyer” zbut dimensionin poetik të mezazheve, i emërton ato thjesht, në mënyrë fragmentare, ndërsa i përjetojmë vetë mesazhet e poetit, struktura e kësaj poezie gjurmon trajektore të habitshme midis tyre dhe përmbajtjeve të tyre. Asgjë më shumë. Lidhjet që mungojnë midis gjërave mbartin kërshërinë dhe kurretjen tonë. Lidhjet që mungojnë janë ato që “Simetri e Thyer” i mbush me aludimet e veta. Lidhjet midis të prekshmes dhe të konceptueshmes, me kërcimet dhe paqartësitë e tyre natyrore, vijnë, ravijëzohen, shfaqen dhe shpërndahen në mirëkuptim lexuesi, pa ndërmjetësime të shpikura.Fjalët dhe heshtjet, të kompozuara me një ndjenjë primare të së shenjtës, tejkalojnë diçka të papërcaktuar përtej dhe fshehtas e mbajnë papërcaktueshmërinë e saj. Dhe ajo vetëdije se gjithmonë ka diçka mbi ne (ndonjëherë mbrojtëse, ndonjëherë shtypëse), diçka më e madhe se pasionet dhe murmuritjet tona, se gjithmonë ka një përgjegjësi më të madhe para së cilës tërësia jonë është fragmente: „Të gjitha këto gjëra /kanë ndodhur më parë./Dikush i ka thënë /këto fjalë./Dikush i ka parë /këto ëndrra./Dikush ka shtrirë dorën /për të prekur diçka/që nuk ishte aty.“ (Mexhid Mehmeti: Të gjitha këto gjëra). Çfarë mbetet atëherë? Të shikojmë gjërat e vogla, sipas masës së mendimeve dhe përvojave tona, të melankolive dhe shpresave tona, jo të ideve, jo të fantazive, sepse çdo pafundësi qëndron. Dhe ky është moralizmi i pathënë i librit, të manifestojë vetëm atë për të cilën nuk mund të mashtrohet, në mënyrë që të mos mashtrohet: me një mall për minimumin ekzistencial të poetikës, me një gjest të vazhdueshëm përthithjeje, me një ndjeshmëri të tërhequr me përulësi ndaj rrymës.Ne jemi të vegjël. Ne jemi dhe pluhur, na kujtojnë fjalët e poetit Mexhid Mehmeti, tek poezia „Njeri Pluhur“: „tani është veç pluhur/e pluhuri nuk ka emër/por ka kujtesë“ (ibid), fjalë që lindin poetikisht dhe asimetrikisht, diku para qartësisë së guximit, trimërisë dhe dinjitetit, para lidhjes...Për të lexuar shkrimin e plotë online, hapni kamerën e telefonit, drejtojeni nga kodi QR dhe klikoni mbi lidhjen që shfaqet për të vizituar www.fjalaelire.com dhe revistën “Albanian Post”.NJË RRËFIM I PROJEKTUAR NË IMAZHE FRAGMENTARE, NË MËNYRË QË ALUDIMI I QËNDRUESHËM NDAJ POETIKËS TË MBETET

Page 19

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202519P“BIG BOSS SERVICES UK” LTD ME LANÇIME TË REJA PROFESIONALESikurse dihet tashmë “Big Boss Services UK” Ltd është një firmë që ofron zgjidhje të qëndrueshme për mjaft fusha të përqëndruara në ndërtim. Të gjithë veprimet profesionale përqendrohen në përmirësimin e cilësisë së jetës, duke krijuar mjedise inteligjente, të sigurta dhe të qëndrueshme. Shërbimet e “Big Boss Services UK” Ltd përfshijnë ndërtimin, inxhinierinë dhe konsulencën në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë infrastrukturën, mjedisin dhe pronën.Viti 2025 shënon një moment vendimtar për ndërtimin dhe përkushtimin e “Big Boss Services UK” Ltd në këtë profesion. Ndërsa presionet inflacioniste lehtësohen, por pasiguritë politike dhe ekonomike rriten, dhe ne duhet të përballemi me një mjedis kompleks të formuar nga tarifat në zhvillim, modelet e ndryshueshme të investimeve dhe kërkesat përshpejtuese për ndërtesa të qëndrueshme dhe të adaptueshme, është një përpjekje e “Big Boss Services UK” Ltd që gjithnjë e bën klientin të jetë i kënaqur.Në vitin 2025, “Big Boss Services UK” Ltd është përqendruar në një numër fushash kryesore, duke përfshirë: tregun e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar, një parashikim të ri të dizajnit dhe kostot globale të ndërtimit.“Big Boss Services UK” Ltd po monitoron po përshtatet me sektorin e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili pa një rritje të vogël në gjysmën e dytë të vitit 2024 e vazhdoi dhe në periudhën e parë të vitit 2025. Megjithatë, perspektiva mbetet e pasigurt, me besim të ulët, rritje të ngadaltë dhe kosto të larta nanciare që potencialisht pengojnë rimëkëmbjen në sektorët komercialë dhe rezidencialë. Një rimëkëmbje e ngarkesës së punës është e pamundur para tremujorit të katërt të vitit 2025.“Big Boss Services UK” Ltd ka lançuar një plan për dizajnin, inovacionin dhe qëndrueshmërinë e përqendruar te kërkesat e klientit. Ky përkushtim parë në syrin. Edrejtuesit të “Big Boss Services UK” Ltd, Gazmend Cufaj, nxjerr në pah trendet në zhvillim si optimizimi i dizajnit i drejtuar nga IA, ndërtimi modular dhe arkitektura rigjeneruese, tek të cilat Kompania që drejton merr frymëzim të vazhdueshëm.Londra është qyteti më i shtrenjtë për ndërtim në botë. Londra e ka lënë pas Gjenevën dhe për herë të parë kryeson listën e qyteteve më të shtrenjta në botë për ndërtim, sipas raportit të fundit nga konsulenca e dizajnit dhe inxhinierisë, me titull “Kostot Ndërkombëtare të Ndërtimit”.Përfundimi i ndërtimit në kohë është kritik, dhe ndërsa bëhet më kompleks dhe kërkon më shumë burime, nevoja për të menaxhuar në mënyrë efektive rrezikun do të jetë kritike si për startup-et ashtu edhe për kampionët e industrisë, thotë drejtuesi i “Big Boss Services UK” Ltd.

Page 20

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202520PIntervistoi Fatmir TerziuKanë kaluar thuajse tre dekada e gjysëm nga periudha kur edhe letërsia e trojeve shqiptare pati disi pikëtakime të ndryshme, që shërbyen të kenë frymë tjetër. Këto takime natyrshëm kanë dhënë dhe japin dhe një lloj funksioni tjetër legjitimues. Sigurisht, funksioni legjitimues i letërsisë nuk është një patentë dhe zbulim i shtetit totalitar të shekullit të njëzetë, as i shtetit modern në përgjithësi. Që nga kohërat e lashta, monarkët dhe tiranët despotikë kanë qenë shumë shpesh patronë të jashtëzakonshëm të arteve. I gjithë arti monumental vizual i Egjiptit të Lashtë, Mesopotamisë dhe Persisë llimisht kishte për qëllim të përjetësonte gura specike historike të sundimtarëve në pushtet në atë kohë, por gjithashtu, paralelisht, të ngjallte një frymë adhurimi për aparatin shtetëror në përgjithësi. Nëse në rastin e parë arti ndërton një kult të sundimtarit, atëherë në të dytin ai legjitimon pushtetin si të tillë. Ky tekst nuk merret me aktet specifike letrare të kultit të personalitetit (ekuivalentët modernë të monumentalizimit antik), por më tepër me funksionin legjitimues të letërsisë. Ne e shohim letërsinë në shoqëritë totalitare jo thjesht si të nënshtruar ndaj kërkesave subjektive-voluntariste, por si të organizuar në rregulla të paracaktuara që rrjedhin nga drejtimi i përgjithshëm i procesit ideologjik. Një tekst mund të legjitimojë një ideologji specike, një vendim specik qeveritar ose autoritetin e institucioneve në përgjithësi, në një numër mënyrash. Këto metoda mund të ndahen gjerësisht në dy kategori: legjitimitet i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë. Në legjitimimin e drejtpërdrejtë, teksti i përmbahet hapur një pozicioni të caktuar ideologjik dhe madje mund të diskutojë ngjarje specike politike nga perspektiva e atij pozicioni. Letërsia shqiptare nga koha e totalitarizmit është plot me shembuj të tillë. Në fakt, janë pikërisht këto shembuj që korrespondojnë më ngushtë me formulimet kritike të realizmit socialist. Lufta e klasave, lëvizja partizane dhe ndërtimi i një lloji të ri shoqërie janë tema tipike për autorë të cilët zunë vende dhe ende mbajnë vende të tilla. Këto tema trajtohen në një mënyrë të diktuar nga doktrina zyrtare ideologjike dhe interpretimi zyrtar i historisë. Personazhet janë stereotipikë (komunisti është “i mirë”, kapitalisti dhe “ballisti”, “kulaku”, oficeri i xhandarmërisë janë “të këqij”), përdoren skema shumë specike të komplotit, në të cilat janë të pranishme veprime dhe situata të caktuara simbolike. Këto vepra synojnë të rishkruajnë historinë nga perspektiva e ideologjisë dominuese, të paraqesin problemet e modernitetit ashtu siç i shohin autoritetet (për shembull, të luftojnë kundër “kulakëve”) dhe të ndërtojnë një imazh pozitiv të kudondodhur të komunistit. Këto janë rastet më agrante të legjitimimit të drejtpërdrejtë të pushtetit. Por dhe pas vitit 1990 pak është bërë për këtë, dhe madje ka shumë dilema të tjera, për disa arsye, të cilat janë shumë e shumë, e ne do ti trajtojmë më pas. Për këtë e për shumë të tjera ne i drejtuam disa pyetje disa emrave të njohur të letrave shqipe anembanë territorit krijues shqiptar, pa parë aspektualitetin gjeograk dhe atë të ndarjes kufitare… Sot e nisim me shkrimtarin, kritikun, studiuesin, profesorin e mirënjohur Nehas Sopaj. Kush është Nehas Sopaj?Nehas Sopaj, lindi në vitin 1954 në Sllupçan të Kumanovës. Filloren e kryen në Opajë, të mesmen në Kumanovë, kurse studimet, gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup.Studimet postdiplomike (dy vite) në Prishtinë, kurse magjistraturën e mbron më 1983.Doktoraturën me titull “Rrëfimi në romanin monologjik shqiptar” e nis në Prishtinë, por e mbron në Shkup, më 1994. Duke lluar nga viti 1977, punon në gazetën “Flaka” si përkthyes, ndërkaq duke filluar nga janari i vitit 1980, punon në Katedrën e Albanologjisë në Shkup.Veprat e botuara:1. Këngët e blerta, përmbledhje poetike, Flaka, Shkup, 1973,2. Algje, përmbledhje poetike, NGBG Rilindja, Prishtinë, 1973,3. Të fala prej hënës, përmbledhje poetike, NGBG Rilindja, Prishtinë, 1975,4. Në rreth, përmbledhje poetike, NGBG Rilindja, Prishtinë, 1979,5. Gjysmëhëna, përmbledhje poetike, në Flaka, Shkup, 1980,...Për të lexuar shkrimin e plotë online, hapni kamerën e telefonit, drejtojeni nga kodi QR dhe klikoni mbi lidhjen që shfaqet për të vizituar www.fjalaelire.com dhe revistën “Albanian Post”.NJË KRIJUES SOT, MUND TË LIND NGA PASIONI I LEXIMIT(INTERVISTË ME SHKRIMTARIN, STUDIUESIN, KRITIKUN, PROFESORIN E NDERUAR NEHAS SOPAJ)

Page 21

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202521PSI MUND TË KONSIDEROHET NJË “FLETË-RRUFE” PËR LLAZAR GUSHON? Sa më shumë që shkon prapa në kohë viti 1989, aq më shpesh theksohet se gjatë kohës së totalitarizmit, letërsia shqiptare vlerësohej më shumë sesa sot: veprat e botuara arrinin lehtësisht te një numër i madh lexuesish dhe siguronin të ardhura të qëndrueshme për krijuesit e tyre, dhe këta krijues, nga ana tjetër, të bashkuar në një bashkim kazionar, gëzonin privilegje të shumta dhe vëmendje të veçantë nga partia që ishte bashkuar me shtetin. Jeta aktive letrare gjatë epokës së totalitarizmit vërtet nuk ka analoge në historinë shqiptare - për sa i përket numrit të autorëve, librave të botuar dhe tirazheve, epoka e socializmit vendosi një rekord, arritja e të cilit në të ardhmen e parashikueshme është e paimagjinueshme. Një pyetje më vete, sigurisht, është nëse shumica e kësaj letërsie mund të konsiderohet pa mëdyshje trillim. Apo nëse numri i autorëve, librave dhe tirazheve është një kriter që do të na shërbente për të formuar një gjykim të qartë për gjërat. Sidoqoftë, shpjegimi logjik për një jetë letrare kaq të intensikuar është se shteti totalitar e gjeti letërsinë të dobishme. I dobishëm për qëllimet e veta, për ideologjinë dhe mekanizmat e veta të pushtetit. Letërsia dhe arti në përgjithësi shpesh janë subjekt i kujdesit të veçantë nga shteti, por këto kujdesje (të cilat janë gjithmonë një shpatë me dy tehe) janë shumë më të fuqishme kur shteti është diktatorial dhe/ose totalitar. Lloji totalitar i shtetësisë, si rregull, ka një nevojë më të madhe për afirmim publik, dhe letërsia është një formë e mundshme e një armimi të tillë. Për më tepër, ky lloj shtetësie lëshon mesazhe të përforcuara ideologjike dhe ka burime specike pushteti për ta shndërruar letërsinë në legjitimuesin e saj. Së fundmi, vetë imazhi që i krijohej një letërsie nëpërmjet librit, lexuesit,ishte vetë një direktivë i një jete të propaganduar letrare në vrull, e cila në fakt është një formë e legjitimimit të tërthortë të regjimit, këtë herë në një kuptim thjesht politik - si para popullsisë së vet ashtu edhe para vetë institucionit që et në emër të propagabdës si në këtë rast të mëposhtëm. Ne po e japim pa koment…Në këtë “Fletë - Rrufe” të lëshuar në emër të Llazar Gusho, në vitin 1972, pikërisht më 25 Shkurt, nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, ndoshta brezat. Esotëm nuk e dinë se çfarë do të thotë, kush është personi që i drejtohet, apo dhe ndioshta më tej… Po e nisim nga e dyta. Llazar Gusho i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci (Pogradec, 27 dhjetor 1899 – Tiranë, 12 nëntor 1987) ka qenë poet, arsimtar dhe kritik shqiptar. U lind në Pogradec, i biri i Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e nisi pas mësimeve llore që i kreu në vendlindje, në liceun rumun në Manastir nga 1909 deri më 1916. Për shkak të Luftës së Parë Botërore i ndërpreu studimet për të shkuar më pas në Athinë, ku u regjistrua në Liceun Leonin të fretërve maristë - ku qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij në Greqi. Pa u mbyllur viti 1920, e dëbuan nga sanatoriumi sepse e zunë me një infermiere.Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun Mitrush Kuteli; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe Shqipëri’ e re, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosoke me poetin lirik rumun Mihai Eminescu.Verën e vitit 1924 qeveria Noli i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit “Karol Francik” në fakultetin e lologjisë romano-gjermanike. Në maj të 1933 doktoroi me temën Der verkannte Eminescu und seine volkstümlich-heimatliche Ideologie (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme.Pas pushtimit italian, qe anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Vitet 1944-’47, ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974. Gjithnjë i vlerësuar për veprën e tij, njerëz të pushtetit si Isuf Kambo, dhe të kulturës gjatë diktaturës si Ismail Kadare, Llazar Siliqi dhe Vehbi Bala e ndihmuan dhe iu gjendën pranë. Ndërroi jetë në kryeqytet më 12 nëntor 1987. U varros në Pogradec.Shkroi herët por poezitë i botoi nga llimi i viteve ‘20. Lasgushi nuk duronte t’i thonin as simbolist, as modernist me arsyetimin që poezia shpreh shpirtin e njeriut dhe është humaniste. Vallja e Yjeve (1933) ka këtë strukturë ciklore: I. (Në vend parafjale) Zog i Qiejve, II. Vallja e Qiellit, III. Vallja e Dherit, IV. Vallja e Yjeve, V.Vallja e Përjetësisë, VI. Vallja e Vdekjes, VII. Kur nuk ndjehesh fare mirë. Pas luftës jetoi në vetminë e vet. Krijoi edhe tri vepra të mëdha poetike: Mbi ta, Kamadeve dhe Eskursioni teologjik i Sokratit.Atëherë, natyrisht për ata që ndoshta janë brez i ri shumë, një pyetje të thjeshtë: Si mund të konsiderohet një “Fletë-Rrufe” për shkrimtarin e poetin e papërsëritshmën Lllazar Gushon, Lasgush Poradeci, përmendorja e të cilit është në qytetin e tij dhe kson me mijëra. Emijëra foto të shkrepura pranë tij sot kudo në rrjetet sociale?

Page 22

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202522PSUPERMARKETI “HILAL” PËR TË GJITHË NENjë nga supermarketet më në zë, ku mjaft shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare bëjnë blerjet e tyre të domosdoshme të ushqimeve, është dhe Hilal Supermarket që ndodhet në Kilburn High Road. Në këtë supermarket janë ushqimet që afrohen më shumë me ne. Ky supermarket me dëshirën e tij për të gjithë sqaron dhe një fjalë që ka hyrë më së shumti nga gjuhët e tjera. Disa prej jush sigurisht keni dëgjuar se në produktet që i blejmë nëpër shitore mund të kenë përmbajtje jo hallall (haram). Disa prej nesh shikojnë me përpikshmëri përmbajtjen e çdo produkti që e blejnë. Shikojmë se mos ndoshta produktet përmbajnë alkool, mish derri etj etj. Tani flitet shumë edhe për një paletë tjetër të madhe produktesh që mund të përmbajnë sende haram. Prej tyre janë zhelatina (gelatine) dhe disa nga emulgatorët (E-numrat). Zhelatina është një produkt që përdoret në shumë produkte ushqimore. Përdoret në disa lloje të margarinave, si dhe në shumë ëmbëlsira, si psh. gumi bombonat (nga rma Haribo dhe nga rmat tjera), Resana, krem banane etj.Sipas halal.de, 80% të zhelatinës që prodhohet në Europë prodhohet nga derri. Kurse sipas Ëkipedia 70% e zhelatinës në Europë prodhohet nga derri. Në Ëikipedia në gjuhën angleze është përqindja pak më e vogël, përshkak se aty përshet prodhimi në gjithë botën.Pamarrë parasysh sa është përqindja, është e mjaftueshme për neve që se paku ta vëmë në dyshim origjinën e zhelatinës. Kurse qytetari blerës që dëshiron të marrë ushqimin halal, duhet t’i mënjanohet sendeve të dyshimta, sepse ai i cili i largohet sendeve të dyshimta, i është larguar haramit.Vërtet hallalli është i qartë , por edhe harami është i qartë. Ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dijnë. Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta , e ka siguruar në pikëpamje të besimit dhe nderit , ndërsa kush ka rënë në gjërat e dyshimta , ka rënë në të ndaluarën , ngjajshëm sikur bariu, i cili e ruan kopenë rreth vendit të ndaluar , në çast kopeja mund të ikë dhe të kullotë në të. Cdo sundues e ka vendin për të tjerët të ndaluar , kurse vendi i ndaluar i Allahut janë ndalesat e Tij. Në trupin e njeriut gjendet një copë mishi , kur ai është i shëndosh , i shëndosh është tërë trupi , kur ai prishet , prishet tërë trupi , Ajo copë mishi është zemra.Në industri për ta ndihmuar dhe shpejtuar emulsionin, dmth përzierjen e ujit me vajin, përdoren disa substanca të ashtuquajtura emulgatorë. Gjithashtu edhe emulgatorët sikurse zhelatina përdoren me shumicë te produktet ushqimore. Keta emulgatorë në listën e përmbajtes te ushqimet shkruhen me numra E XXX ( p.sh. E 471, E 472 etj).Një pjesë e madhe e emulgatorëve prodhohet prej yndyrërave të shtazëve Në halal.de lista e emulgatorëve të dyshmitë është e gjatë. Vlenë të përmendet se emulgatorët e lartëpërmendur mund të jenë të prodhuara edhe nga bimët. Por për fat të keq nuk mund të dihet saktësisht se cilët emulgatorë prodhohen në këtë mënyrë. Keshtu që origjina e emulgatorëve është për momentin e dyshimtë.Tek supermarketi “Hilal Food Centre” në Kilburn high Road çdo gjë është hallall dhe e kontrolluar, pasi zbaton me përikmëri zgjedhjen dhe zgjidhjen e duhur të produkteve.

Page 23

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202523P“HILAL FOOD CENTRE” NË KILBURN HIGH ROAD “SHTËPIA” E SHQIPTARËVEA ka dikush tashmë nga shqiptarët e Londrës që nuk e njeh pronarin e “Hilal Food Centre” në Kilburn High Road. Natyrisht që mund të jenë fare të pakët ata që nuk kanë bërë rrugëtimin e tyre në supermarketin në fjalë për të blerë ushqimet dhe produktet shqiptare, dhe që nuk e kanë ndjerë të as me ta si vëlla, si mik, si shqiptar i vërtetë. Ky është një fakt. Ky është një realitet. Dhe më tej sa herë e kemi parë vetë këtë mik të sinqertë e të vërtetë të shqiptarëve që të u vij në ndihmë njerëzve të thjeshtë, vetë familjarëve. Në një kohë të tillë kur çdo gjë shkon në rritje, kur çmimet të japin një tronditje, respekti i tij mënjanon timin dhe gjithnjë u bën ulje. U bën ulje dhe mikpritje. Është i tillë i lindur nga vetë jeta, i rritur nga vetë eksperienca. Ndaj ata që e njohin, dhe ata janë shumë e shumë gjithnjë thonë se e kanë vëlla, e kanë mik, e kanë njeri të zemrës së tyre. Kjo na bën të ndjejmë thellë resepktin që na shfaqet si një material i shtrenjtë i formës më të lartë diskursive. Tashmë gjithkush e di se “Hilal Food Centre” në Kilburn High Road është në kuptimin më të mirë gurativ “shtëpia” e shqiptarëve. E themi këtë se aty sipas proverbit shqiptar, “gjen dhe qumësht dallëndysheje”. Kjo gjë nënkupton faktin se që nga krijimi, që nga llimi i këtij supermarketi nën drejtimin e tij kishte një pasqyrë të qartë të jetës shqiprtare, të kuzhinës shqiptare, të nevojave që kanë familjet shqiptare në Londër. E kështu aty nis që nga kripa e mbaron tek produkti më i ri që prodhon e sjell në sy të shqiptarëve dita. “Hilal Food Centre” në Kilburn High Road “shtëpia” e shqiptarëve është një “Shqipëri e Vogël” në qendër të Londrës, ku ushqimet dhe produktet shqiptare konkurrojnë në cilësi e çmime me të gjithë produktet e tjera të Botës. Pra, produkte ‘Made in Albania’ janë prej vitesh tek “Hilal Food Centre” në Kilburn High Road. Për shqiptarët e Londrës, dhe të Britanisë së Madhe, disa vjet më parë, do të ishte një Ëndërr Britanike, por për britanikët duket se është një Realitet Shqiptar. Me optimizëm e doza inkurajuese çdokush tashmë vlerëson agrobizneset shqiptare me nota maksimale, duke i cilësuar impresionuese dhe mahnitëse, dhe për vetë faktin se ato janë burimi ku merr jetë kjo sdë e madhe e ushqimit dhe produktit shqiptar që vjen e konsumohet në ishullin Britanik.Krahas kësaj duhet shtuar se vetë Produktet Cilësore Shqiptare Rrisin Reputacionin e Shqipërisë në Britani të Madhe, pasi tek ky supermarket nuk janë vetëm shqiptarët që kërkojnë produkte cilësore shqiptare, por dhe etnitetet e tjera, ashtu sikurse ndodh që vetë shqiptarët në jo pak raste shijojnë dhe kërkojnë të provojnë produkte të shteteve të tjera, sidomos të Ballkanit. Ndaj është mirë që piku i sezonit të prodhimit të fruta-perimeve të shihet mirë nga instancat përkatëse që të ketë më shumë hapësirë ligjore dhe në Mbretëri të Bashkuar. Përshembull shalqin, pjepër, mollë, dardhë, fiq, rrush, domate, kastraveca, kunguj, patëllxhanë e speca, mashurka e bamje shqiptare nëse do të hynin në seszon në Londër natyrisht do të ishin një nga pikat ku do të sfidoheshin dhe më të fortët. Të gjitha këto fruta e perime janë pjesë e menusë sonë të përditshme, ndaj duhet me patjetër që të krijojnë udhë të reja ligjore drejt Britanisë.Duke parë faktin se nga viti në vit, prodhimet shqiptare të fruta perimeve po shndërrohen në më të kërkuarat e tregjeve europiane për shkak të cilësisë së certikuar të tyre ashtu si edhe shijes së vërtetë të tyre, ato duhet të jenë padyshim dhe në Britani të Madhe.Kur dihet fakti se eksporti i fruta-perimeve shqiptare (megjithë luftën për konkurrencë nga vendet fqinjë të Shqipërisë) është konsoliduar dhe sa vjen e rritet, në tregun e brendshëm shqiptar ka një kaos përsa i përket vendeve ku shiten prodhimet vendase dhe ku është më e garantuar cilësia e tyre, ndaj duhet parë mundësia e lidhjeve tregtare jashtë, sidomos në BM. Kjo do ta shtonte akoma më shumë lidhjen e padiskutueshme tashmë të shqiptarëve me “Hilal Food Centre” në Kilburn High Road.

Page 24

Nr. 82 QERSHOR / JUNE 202524P