ERICH FROMM
provosh sot” ose (formula kryesore): uNë kohën tonë të gjithë
janë të lumtur”. Në ditët tona lumturia e njeriut qëndron në
“marrjen e kënaqësisë”. Kënaqësia është të kënaqesh nga
konsumi dhe gëlltitja e mallrave, kënaqësive pamore, ushqimit,
pijeve, cigareve, njerëzve, leksioneve, iibrave, filmave. Të
gjitha këto konsumohen, gëlltiten. Bota është një objekt i madh
për të kënaqur oreksin tonë, një mollë gjigande, një shishe
gjigande, një gjoks gjigand nëne. Të gjithë ne thithim, të gjithë
presim vazhdimisht diçka, shpresojmë vazhdimisht,-dhe
zhgënjehemi përjetësisht. Personaliteti ynë është përshtatur që
të shkëmbejë e të marrë, të konsumojë e të tregtojë. Të gjitha
gjërat, si ato shpirtërore, edhe ato materiale, bëhen objekt i
shkëmbimit dhe i konsumit
Ky karakter social i njeriut modern nuk mund të mos
shfaqet edhe kur bëhet fjalë për dashurinë. Automatët nuk
mund të dashurojnë: ata mund të shkëmbejnë “cilësitë” e tyre
dhe të shpresojnë se kanë bërë një biznes të mirë. Një karakter i
tillë i tjetërsuar i dashurisë e sidomos i martesës shfaqet më
qartë se kudo në idenë e “skuadrës”. Në shumë artikuj për
martesat e lumtura ideali i kësaj martesë përfytyrohet si një
skuadër e stërvitur dhe e kompaktësuar mirë, Një përshkrim i
tillë nuk dallohet edhe aq shumë nga figura e një nëpunësi që
shërben e punon pa ndërprerje. Ai duhet të jetë “i pavarur
brenda kufijve të arsyes” dhe i aftë për të bashkëpunuar, i
durueshëm e në të njëjtën kohë ambicioz e agresiv. Kështu, pra,
“specialistët e martesave” na thonë se burri duhet ta kuptojë të
shoqen e duhet të jetë i gatshëm për ta ndihmuar atë. Ai duhet
të fiasë me dashamirësi për fiistanin e ri që ka blerë gruaja dhe
për gjellët e shijshme që ajo gatuan. Nga ana e saj, edhe gruaja
duhet të shfaqë mirëkuptim kur ai vjen në shtëpi nga puna i
lodhur e i mërzitur, të dëgjojë me vëmendje
94